Petulla me mollë

Petulla me mollë janë të shpejta dhe shumë të shëndetshme për mëngjes. Prandaj ju rekomandojmë ti përgatitni se do ngeleni të kënaqur.

Petulla me mollë

Prep Time10 minutes
Cook Time20 minutes
Total Time30 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Albanian
Keyword: embelsire
Sasia: 4 persona
Kalori: 150kcal

Përbërësit

  • 2 kokrra molle jeshile
  • 2 kokrra vezë
  • 2 lugë gjelle kos grek kos i plotë
  • 4 lugë gjelle miell
  • 1/2 e lugës së vogël me pluhur për ëmbëlsira
  • vaj për skuqje
  • pak gjalpë
  • sheqer pluhur

Përgatitja

  • Qërojmë mollët dhe i grijmë në rende imët. Në një enë qelqi hedhim vezët me kosin, i trazojmë mirë duke shtuar miellin e situr së bashku me pluhurin pjekës. Pluhuri për fryje duhet të jete ai i çastit. Pasi është bashkuar mirë mielli me përbërësit e tjerë shtojmë mollët e grira. Trazojmë mirë masës e brumit formuar.
  • Më pas vëmë një tigan me vaj ulliri dhe pak gjalpë në zjarr të ulët. Me anë të lugës marrim brumë dhe e hedhim në vajin e nxehte.
  • Pasi petullat me mollë të piqen në një anë i kthejmë në anën tjetër. Petullat në fillim i hedhim në një pjatë me letër kuzhine, për të thithur vajin. Më pas i vendosim në pjatën e servirjes dhe i spërkatim me sheqer pluhur.
  • Petullat me mollë janë gati, ideale për pasditeve mes një shoqërie të këndshme.
3 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Tortë me çokollatë e spec djegës

Kjo tortë në formë zemre është ideale për të festuar festën e Shën Valenitinit dhe jo vetëm. Kjo është një tortë që mund ta gatuani në çdo moment që keni dëshirë për një ëmbëlsirë të veçantë. Shija e çokollatës kombinon shumë me specin djegës. Provojeni dhe do të jem e sigurt që do të jetë një nga tortat që do të përgatisni shpesh.

Kos me fruta

Kos me fruta mund të shërbehet si mëngjes, si ëmbëlsirë pas buke i shoqëruar me fruta të freskëta ose pasdite. Mund të përgatitet me çdo frutë që mund t'iu gjendet në shtëpi.