Krostatë me krem pastiçerie e fruta

Kombinimi i brumit frolla që do përdoret për bazë në krostatë me krem pastiçerie dhe fruta është i përkryer. Shija e kësaj ëmbëlsire është delikate dhe shumë kremoze.

Krostatë me krem pastiçerie e fruta

Prep Time30 minutes
Cook Time30 minutes
Resting30 minutes
Total Time1 hour 30 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Italian
Keyword: embelsire
Sasia: 6 persona
Kalori: 230kcal

Përbërësit

Per 500 gram frolla

  • 4 te verdha vezë e freskët nga frigoriferi
  • 200 gram gjalpë i freskët nga frigoriferi
  • 500 gram miell tipit 00
  • 180 gram sheqer pluhur i imët
  • 1 kokërr limon

Për kremi pastiçerie

  • 3 të verdha veze
  • 105 gram sheqer
  • 60 gram niseshte
  • 400 gram qumësht
  • pak aromë vanilje
  • fruta sipas dëshirës

Përgatitja

Përgatitja e brumit frolla

  • Për të përgatitur krostate me krem pastiçerie mund të përdorim robotin e kuzhinës. Hedhim miellin, gjalpin i cili duhet të jetë i ftohtë nga frigoriferi. Rezultati do jete miell e gjalpë në formë rëre e imët.
  • Duhet pasur kujdes qe roboti i kuzhinës mos nxehet shumë për mos na prishur masën duke shkrirë gjalpin. Fikim robotin pastaj shtojmë masën e sheqerit pluhur, vezën ku më parë e kemi rrahur pak, dhe lëkuren e grirë të limonit, për ti dhënë shije të freskët brumit te bardhen e limonit përndryshe do jetë brumë i hidhur.
  • Ndezim robotin e kuzhinës, për shumë pak sekonda dhe do kemi një masë homogjene, brumin e transferojmë te tavolina ku do punohet vetëm pak sekonda me duar sa te zhvillojmë gluten e për ti dhëne formë rrumbullake.
  • E mbulojmë me letër transparente kuzhine ku e lëmë brumin të pushoj në frigorifer minimumi 30 minuta por sa më shumë të rrije brumi në frigorifer shumë më i mirë do jetë rezultati.
  • Brumi mund të përgatitet dhe natën e mëparshme 12-14 orë në frigorifer brumi pushon me shume, gjalpi dhe gluten e miellit pushojnë më mirë.

Përgatisim kremin pastiçier

  • Në një enë rrahim të verdhat e vezëve me sheqer deri sa të krijohet një masë në formë shkume dhe të shtojë në volum. Hedhim niseshtenë, i rrahim serish, shtojmë qumështin dhe aromën e vaniljes. Enën vazhdojmë ta trazojmë në zjarr të ulët deri sa masa të dendësohet.
  • Duhet pasur durim dhe gjithmonë kujdes nga kokrrizat.
  • Në tavolinë marrim brumin e krostatës,e hapim me përmasat e tavës, ku tepsia duhet lyer me gjalpë dhe miell për të evituar që të ngjitet krostata gjatë pjekjes.
  • Vendosim brumin në tavë dhe e pjekim në 160 gradë për 30 minuta.
  • Ku të jetë ftohur i hedhim sipër kremin e pastiçerisë dhe e dekorojmë me fruta sipas dëshirës. Krostatë me krem pastiçerie futet në frigorifer deri në momentin e servirjes.
1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Tortë super çokollatë

E kush nuk e pëlqen çokollatën? Kjo tortë është pikërisht për ata persona që e adhurojnë këtë ëmbëlsi. Kjo tortë është një pandispanjë me çokollatë e mbushur me krem çokollate.

Krepa mbushur me Luleshtrydhe

Kemi parë recetën krepa mbushur me çokollatë dhe krepa integral. Në këtë periudhe të vitit ju këshillojmë të provoni krepa mbushur me luleshtrydhe. Një shije delikate dhe nuk ju merr shumë kohë në përgatitje.

Krostatë me pjeshkë

Krostatë me pjeshkë është një ëmbëlsirë që mund të përgatitet në shtëpi në çdo moment të ditës. Mjaftojnë disa hapa të thjeshta dhe keni një ëmbëlsirë të freskët dhe shumë të shijshme, sidomos kur pjeshkat janë të ëmbla dhe me shume frutë. Kjo krostatë me fruta mund të konsumohet edhe për mëngjes me një gotë qumësht.

Buding me çokollatë

Këtë ëmbëlsirë mund ta përgatisim edhe një ditë përpara dhe e lemë në frigorifer derisa ta servirim. Budingun mund ta hedhim në një formë të vetme ose mund ta ndajmë në forma të vogla sa për një person.