Sallatë greke

Ka shumë versione për të përgatitur sallatë greke. Ajo mund të përgatitet me mish pule, me qiqra apo edhe me kos të bardhë. Ju këshillojmë ta provoni edhe me karkaleca deti.

Sallatë greke është një pjatë e shpejte verore e përbëre nga domate, qepë, djathë i bardhe, ullinj etj. Mund të shërbehet si meze ose edhe si shoqëruese e pjatave të tjera.

Sallatë greke

Prep Time20 minutes
Total Time20 minutes
Course: Salad
Cuisine: Mediterranean
Keyword: antipaste, perime
Sasia: 4 persona
Kalori: 170kcal

Përbërësit

  • 300 gr domate
  • 200 gr djath i bardhë
  • 1 sallator
  • 1 qepë e kuqe
  • 1 spec i kuq
  • 1 spec jeshil
  • 50 gr ullinj të zinj
  • rigon
  • vaj ulliri
  • kripë

Përgatitja

  • Përgatitja e sallatës greke është shumë e thjeshtë. Lajmë të gjitha perimet dhe i fshijmë nga uji.
  • Presim të gjitha perimet në format që dëshirojmë dhe i hedhim në enën e sallatës.
  • Shtojmë në të djathin e prerë kubik të cilin e kemi marinuar me erëza dhe vaj ulliri, ullinj të zinj, rigon, vaj ulliri dhe i përziejmë me një lugë që të marrin shijen e njëra tjetrës.

Sallata greke është gati! Shoqërojeni atë me pite për sufllaqe greke.

Ju bëftë mirë

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Angjinare në tigan

Angjinarja e stufuar në tigan është një pjatë shumë e shijshme dhe shumë e thjeshtë në përgatitje. Kjo pjatë mund të jetë një garniturë e mirë për pjata me mish ose peshk. Por mund të jetë edhe një pjatë e dytë për vegjetarianët sepse angjinarja ka shumë veti ushqimore.

Sallatë me rrepa të kuq e mollë

Panxhari sheqerit ka shumë kalori pasi është shumë i pasur me karbohidrate. është shumë i mirë për shëndetin tonë sepse ka një efekt terapeutik. Në vendin tonë, për fat të keq, kjo lloj perime nuk gjen një përdorim të gjerë. Këshillohet përdorimi i panxharsheqerit pasi shkenca ka vërtetuar se në ato vende ku konsumimi i tij është më i lartë, është më i ulët zhvillimi i sëmundjeve të këqija në zorrë. Kjo recetë që ne propozojmë është një sallatë e freskët, e shpejtë që mund të shoqërojë pjata të dyta.

Sallatë me domate

Në këtë stinë gjejmë domate shumë të shijshme dhe ku ka më mirë në ditë të nxehta se sa një sallatë e freskët. Në këtë stinë gjejmë domate shumë të shijshme dhe ku ka më mirë në ditë të nxehta se sa një sallatë e freskët.

Purè patate

Pureja e patates është një pjatë e shijshme si për fëmijët dhe për të rriturit. Kjo recetë që ne japim është shumë e thjeshtë dhe e shpejtë. Zakonisht për të bërë purenë, patatet zihen më parë me gjithë lëkurë, më pas qërohen dhe kalohen në makinerinë e duhur për të bërë purenë, e pas kësaj zihen me qumësht. Por jo të gjithë mund ta kenë këtë makineri, e për të shkurtuar edhe kohën e përgatitjes kemi menduar të propozojmë recetën e mëposhtëme.