Panna Cotta me luleshtrydhe – Versioni light i ëmbëlsirës italiane

Panna Cotta shoqëruar me krem luleshtrydhe. Budingu italian i kombinuar me frutat kthehet një ëmbëlsirë e shijshme dhe e lehtë. Receta e panna cotta është e thjeshtë por sigurohuni që ajka që do të përdorni të këtë rreth 30% yndyrë.

Version i lehtë i ëmbëlsirës italiane panna cotta. Kësaj radhe e kemi shoqëruar me luleshtrydhe.

Panna Cotta me luleshtrydhe

Prep Time20 minutes
Cook Time10 minutes
Resting3 hours
Total Time3 hours 30 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Italian
Keyword: embelsire
Sasia: 4 persona
Kalori: 230kcal

Përbërësit

  • 250 ml qumësht
  • 250 ml panna ajkë 30% yndyrë
  • 50 gr sheqer
  • 5 gr esencë vanilje
  • 2 gr agar-agar
  • 200 gr luleshtrydhe
  • 40 gr sheqer

Përgatitja

  • Në një tenxhere hedhim qumështin, panna me 30% yndyrë, sheqer, vanilje ose kokrrizat e një shkopi vanilje. I trazojmë mirë dhe i vendosim në zjarr. Sapo të filloje të ziejë hedhim 2 gr agar-agar, trazojmë mirë dhe e lemë në zjarr 2-3 minuta të tjera (jo më tepër).
  • Hedhim kremin në forma ose gota individuale, i lëmë të ftohen dhe i vendosim në frigorifer. Duhet të ftohen të paktën 2-3 orë.
  • Për të shoqëruar panna cotta luleshtrydhet janë ideale. Luleshtrydhet mund ti presim në copa të vogla, u shtojmë sheqerin ( nëse janë të ëmbla nuk kane nevoje për sheqer) dhe i hedhim mbi gota në momentin që do ti shërbejmë.
  • Në alternative luleshtrydhet mund ti kalojmë në mikser dhe i hedhim sipër deri në momentin e shërbimit.
  • Panna cotta është gati. Zbukurojmë me gjethe mente ose fruta të freskëta.

Notes

agar – agar (anglisht: agar) Është xhelifiant që përftohet nga algat e kuqe japoneze.

Ju bëftë mirë!

3 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Krem Karamel

Krem Karamel, Crème caramel, flan apo caramel custard është një ëmbëlsirë me një shtresë karameli dhe kremi nga ku merr dhe emrin. Me pak përbërës të thjeshtë do kemi një ëmbëlsirë të thjeshte dhe te shijshme.

Receta për Xupa

Xupa është një ëmbëlsirë shumë e njohur në vendin tonë. Përgatitja është shumë e thjeshte dhe me përbërës që gjenden fare lehtë. Pasi të keni provuar version bazë, përdorni fantazinë për të shtuar përbërës të tjerë.