GarnituraPerime të pjekura në furrë

Perimet janë të domosdoshme për shëndetin tonë. Kjo recetë është ideale edhe për kë dëshiron të mbajë dietë, për vegjetarianët apo thjesht për të shoqëruar një pjatë mish. është një recetë e thjeshtë për tu bërë pasi mjafton te vendosësh perimet siç janë në furrë e më pas i qërojmë e i presim në copa. Mund të përdorim perime të ndryshme.

Receta me MishSuper Qofte e mbushur

Kjo është një pjatë për gjithë familjen. E kush nuk i pëlqen qoftet!Në këtë recetë ne japim një mënyrë të veçantë për ti përgatitur ato: një qofte rolè e mbushur brenda me djathë e proshutë. Një recetë e shpejtë dhe sidomos e shijshme.

Embëlsirë me çokollatë dhe amareta

Kjo është një ëmbëlsirë që hahet me lugë. Përgatitet me amareta, kakao, vezë, qumësht dhe e mbuluar sipër me karamel. Mund ta zbukurojmë me amareta sipër. Është me të vërtetë një ëmbëlsirë e shijshme që ia vlen mundimi i përgatitjes.

Pije CocktailsSi të përgatisim një Cocktail Mojito

Nëse sonte keni zgjedhur të rrini në shtëpi, mund shijoni këtë cocktail pas darkës dhe në sfond muzika juaj e preferuar pse jo dhe ndonjë shoqëri e këndshme. Mojito është një cocktail (long drink) alkolik me origjine kubane. Baza përbëhet nga rumi dhe shoqërohet me gjethe mente e cila i jep atë shije karakteristike.

Receta BazëHeqja e kockës te pula

Mishi i pulës pëlqehet pothuajse nga të gjithë. Mund ta përgatisim në mënyra nga më të ndryshmet. Një nga këto mënyra është edhe role e pulës, por për të bërë këtë na duhet të ndajmë në fillim kockën nga mishi.