Speca me domate në tigan janë shumë të shijshme. Këto janë specat dhe domatet e fundit për këtë stinë. Speca me domate të gatuara në tigan është një nga ato pjatat që më çon pas në kohë, më sjell ndërmend fëmijërinë.
Crème caramel është një nga ëmbëlsirat qe nuk mund ti rezistohet. Vetëm me 3 përbërës kryesor dhe duke ndjekur këshillat në videon që kemi publikuar në kanalin e ArtiGatimit ne Youtube do të përgatisni një recetë fantastike.
Antipaste me patëllxhan është një pjatë e freskët dhe mund të shijohet në çdo moment. Një ngarkesë ideale me perime qe përgatitet fare shpejtë dhe mund të konsumohet nga vegjetarianët.
Çokollatë me lajthi përgatitur me produkte cilësore ka një shije shumë të mirë, aromatike dhe të veçantë. Pasi e provon herën e parë nuk i ndahesh më kësaj recete çokollate.
Kjo është receta e përgatitjes së trahana me kos. Trahanaja është një recetë e hershme e vendit tonë. Në krahina të ndryshme trahanaja ka tradita të ndryshme të përgatitjes. Për përgatitjen e trahanasë duhet miell i cilësisë së mirë me përmbajtje të lartë gluten.
Fiq të thatë në shtresa të holla, ose ndryshe pestil fiku. Pestili është një recetë e vjetër e zonave juglindore të Shqipërisë. Pestiln mund ta përgatitim me çdo lloj fruti. Për përgatitjen e pestilit përdoret fiku i ëmbël i muajit Gusht.
Supë me domate me oriz është shumë ë shpejt për tu përgatitur. Duke përdorur orizin Olim ajo merr akoma me shume shije së bashku me perimet e freskët. Kjo recetë është ideale edhe për vegjetarianët që mund të përdorin ujë në vend të lëngut të mishit.