Si të përgatisim trahana me kos – Kuzhina Shqiptare

Trahanaja është një recetë e hershme e vendit tonë. Në krahina të ndryshme trahanaja ka tradita të ndryshme të përgatitjes. Kjo është receta e përgatitjes së trahana me kos. Për përgatitjen e trahanasë duhet miell i cilësisë së mirë me përmbajtje të lartë gluten.

Si të përgatisim trahana me kos - Kuzhina Shqiptare

Prep Time3 hours
Resting5 days
Total Time5 days 3 hours
Course: Breakfast
Cuisine: Albanian
Keyword: kuzhina shqiptare
Sasia: 4 vazo

Përbërësit

  • 2 kg miell
  • 600 ml kos
  • 2 lugë gjëlle kripë

Përgatitja

Trahana me kos

  • Sitim miellin mbi tavolinën e punës. Miellin e hapim në mesë dhe hedhim kosin së bashku me kripën. E përziejmë brumin duke filluar nga mesi. Por do të kemi parasysh që brumin nuk duhet ta ngjeshim shumë. Brumi i trahanasë duhet të jetë i fortë dhe i shkrifët.
  • Nuk ka problem se nuk laget i gjithë mielli me kosin sepse gjatë kohës që brumi do të vijë mielli e merë vetë lagështinë e kosit.
  • Spërkatim enën me miell vendosim brumin dhe përsëri sipër e spërkatim me miell.(Ena që do të vendosim brumin duhet të jetë më e madhe, pasi brumi do të vijë dhe na derdhet.
  • Enën me brumë e mbulojmë me një rrobë pambuku dhe e vendosim në një vend të freskët dhe errësirë.Brumin e lemë të vijë 4-5 ditë duke e përzier çdo ditë në enën ku ndodhet.
  • Ditën e pestë brumin e hapim copa- copa në një çarçaf të pastër. E lemë sa të thahet për 2-3 orë dhe e shkoqim me dorë. Pjesën e shkoqur e kalojmë në sitë të rrallë ose shosh deri sa të mbaroj brumi. Trahananë e shkoqur e hapim ne çarçaf duke e lënë për 5-6 ditë sa të thahet mirë.

Tharja e trahanasë - Dita e pestë

  • Trahanaja është mirë të thahet ngadalë në hije. Pasi thahet, trahananë e vendosim në një trastë rrobe dhe ruhet në një vend pa lagështi.
  • Zënia e trahana me kos mund të bëhet në disa mënyra, nëse preferoni mund ti shtoni pak gjalpë të shkrirë brumit dhe kosin ta hidhni të thartuar. Gjithësi janë preferenca dhe shije.
  • Vazhdoni të na ndiqni për versione të tjera të trahanasë dhe lexoni si të gatuani trahana me gjalpë të shkrirë dhe djathë të copëtuar.

Ju bëftë mirë nga Artigatimit.com

trahana me kos

4 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Çfarë është Maja Natyrale?

Në këtë artikull do të mësoni më shumë rreth Maja Natyrale të përgatitur në shtëpi. Përgatitja në shtëpi sugjerohet sepse ju jep një rezultat fantastik në produktet e përdorura dhe sigurisht është shumë e shëndetshme.

Petë e veçantë me gjalpë (Pasta Sfoglia)

Pasta sfoglia është një petë e veçantë e bërë kryesisht me gjalpë. Kjo është një recetë e rëndësishme dhe e detyrueshme për tu ditur sepse kjo lloj pete gjen një përdorim të gjerë në kuzhinë. Eshtë ideale si për torta të kripura, ashtu dhe për ato të ëmbla. Përgatitja e këtij brumi është pak i komplikuar por të gjithë mund ta provojmë ta bëjmë.

Kos i Bardhë

Fermentimi i qumështit mund të jetë një nga teknikat më të vjetra. Shume amvisa e kanë lëne bërjen e kosit ne shtëpi me futjen në masë të produkteve bulmetit në treg.