Asparagët të mbështjellë me petë sfoliat janë një antipastë e shijshme shumë e veçantë. Farat e lulëkuqes sipër i japin përveçse një pamje të këndshme, por edhe një shije ndryshe
Petullat te përgatitura me banane janë shumë të shijshme dhe pëlqehen si nga fëmijët, ashtu dhe të rriturit. Kjo recetë është shumë e thjeshtë dhe dua të them që në familjen time këto petulla gatuhen shpesh.
Mishi i lepurit është shumë i shijshëm nëse gatuhet në mënyrë të saktë. Kjo recetë është shumë e thjeshtë, e mund ta përgatisin edhe ata që janë në hapat e para në kuzhinë. Kemi përgatitur mishin e lepurit me hudhra në tenxhere presioni.
Falënderojmë të gjithë pjesëtarët që morën pjesë në Konkursin e Gatimit 2013. Falënderojmë edhe të gjithë fansat e faqes tonë për mbështetjen që na kanë dhënë se pa pëlqimin e tyre s'do të kishim as recetat fituese. Falë pëlqimit të fansa në Facebook është bërë e mundur edhe receta fituese.
Receta e qofteve me bizele na vjen nga nje lexuese e rregullt e faqes tone, Silvana të cilën e falenderojmë shumë. Këto qofte janë te shpejta e të mira. Këtë pjatë mund ta shërbejmë edhe si pjatë të vetme.
Crème brûlée, shfaqet për herë të parë në një libër recetash franceze, dhe pse origjina ka mundësi të jetë shpikje anglezëve. Anglezët e quajnë "burnt cream", pra krem i djegur. Le ta zbulojmë si të gatuajmë këtë recetë ëmbëlsire.
Kabunija është një ëmbëlsirë shumë e shijshme, e gatuar me oriz, sheqer dhe e përzier me rrush të thatë i cili i jep një shije të veçantë. Me pak përbërës dhe në pak kohë, do të kemi një ëmbëlsirë që do të kënaqë të gjithë të ftuarit tanë.