Qofte me bizele

Receta qofte me bizele na vjen nga një lexuese e rregullt e faqes tonë, Silvana të cilën e falënderojmë shumë. Këto qofte janë te shpejta e të mira. Këtë pjatë mund ta shërbejmë edhe si pjatë të vetme.

Qofte me bizele

Përbërësit

  • Për brumin e qofteve

  • 500 gr mish i grire
  • 1 vezë
  • 3 thelpinj hudhre e grirë
  • pak nenexhik
  • pak piper
  • pak kripë
  • 1/2 lugë gjelle miell
  • 1/2 lugë gjelle vaj ulliri
  • Për salcën

  • 1 qepë e vogël
  • 1 degë selinoje
  • 5 gjethe borziloku
  • 5-6 lugë vaj ulliri
  • 6 thelpinj hudhre
  • pak kripë
  • pak piper
  • 300 ml salcë domate
  • 350 gr bizele të ziera

Përgatitja

  • Fillojmë të përgatisim qoftet. Përziejmë te gjithë përbërësit mirë në një enë qelqi. Pastaj i shtojmë pak miell sa të mbledhim brumin e pak vaj ulliri. Pasi e mblodhëm mirë, e ndajmë brumin në pjesë të vogla si lajthi.I vendosim qoftet e vogla në një tavë e ndërkohë përgatisim salcën.
  • Në një tigan me kapak hedhim vaj ulliri dhe qepën e grirë hollë. I kavërdisim mirë e më pas shtojmë selinonë e grirë me grirësin elektrik dhe hudhrën e grirë. I trazojmë mirë e më pas shtojmë salcën e domates. I mbulojmë me kapak dhe e lemë disa minuta të ziejë. Më pas i shtojmë 150 ml ujë të ngrohtë dhe sa të fillojë të marrë valë shtojmë qoftet dhe bizelet.
  • Të gjitha bashkë i lemë te ziejnë ngadalë përreth 30 minuta duke e mbuluar tiganin me kapak.
  • Shërbejmë qoftet me bizele të ngrohta duke i shoqëruar me feta buke.

Notes

Përgatitja

Ju bëftë mirë!

qofte-bizele-receta-gatimi-ushqime-mish-arti-food

0 Shares
1 comment
  1. Behen shume te mira edhe direkt ne furre ne taven ku kemi hedhur biselet e ngrira me pak qepe e karota veme persiper qoftet ne madhesine e arres,shtojme pak vere te bardhe e pak uje ,mbas 1/2-1 ore eshte gati e buon appetito!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Mish pule me portokalle

Kjo pjatë është një pjatë e lehtë dhe e shëndetshme. Mishi i bardhë i kraharorit të pulës është shumë i mirë nëse gatuhet në mënyrën e duhur. Ky mish është i këshillueshëm edhe për fëmijët e vegjël. Kjo recetë e shpejtë është e përshtatshme edhe për ta. Mjafton pak mish i bardhë dhe portokalle dhe në pak minuta do të keni një pjatë të shijshme.

Gjelle me presh dhe mish

Le të shfrytëzojmë deri ne fund atë qe na jep toka me recetën e radhës, gjelle me presh dhe sigurisht ndonjë copë mishi. Recetë shumë e thjeshtë për tu ndjekur dhe për të mos humbur traditën e "gjellëtoreve"!

Brinjë derri në furrë me patate

Brinjë derri në furrë me patate është një nga ato pjata që duhen provuar patjetër. Përveçse e shijshme është dhe e shpejtë në përgatitje. Mjafton ti fusësh në tavë gjithë përbërësit dhe rezultati është mëse i kënaqshëm. Zakonisht unë këtë pjatë e përgatis në ditët e ftohta, të shoqëruar me një gotë vere të kuqe të mirë, por gjithsecili është i lirë ta përgatisë kur të dojë.

Mish me erëza

Mishi i përgatitur me erëza është shumë i shijshëm dhe i shpejtë për tu gatuar. është një pjatë ideale për tu shoqëruar me një sallatë të freskët të stinës