Pulë në furrë me patate

Pula në furrë me patate është një nga pjatat klasike që mund të gatuhet më shpesh.Mishi i pulës është i lehtë dhe i gatuar mirë është dhe shumë i shijshëm. Kjo është një recetë shumë e thjeshtë, mjafton të vendosësh pulën të lyer me erëza në furrë. Kjo pjatë është shumë e pëlqyer edhe nga fëmijët.

Pulë në furrë me patate

Përbërësit

  • 1 pulë
  • 5-6 patate
  • pak vaj ulliri ose gjalpë
  • disa erëza të ndryshme aromatike gjethe dafine, rozmarinë, sherebelë, trumzë, manxuranë
  • 2 thelpinj hudhra
  • 8-10 gr kripë

Përgatitja

  • Marrim erëzat dhe i grijmë me thikë, i bashkojmë me kripën. Në një tas të vogël hedhim erëzat dhe vaj ulliri ose gjalpë nëse dëshironi.
  • I përziejmë mirë. Me këtë përbërje lyejmë të gjithë pulën. Edhe me thelpinjtë e hudhrës fërkojmë pulën në mënyrë që të marrë aromën.
  • E vendosim pulën në një tavë dhe e fusim në furrë 200°C. Koha e pjekjes varet nga madhësia e pulës, për një pulë 1 kg duhen rreth 50-60 minuta. Në 20 minutat e fundit bashkojmë dhe patatet në tavën e pulës.
  • U hedhim dhe atyre erëza sipër dhe e vendosim tavën përsëri në furrë. Kur të jenë gati vendosim pulën dhe patatet në pjatancë dhe i shërbejmë të ngrohta.

Ju bëftë mirë

0 Shares
2 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Kima me Vezë në Tavë Balte

Kima me vezë dhe me mish të grirë është një recetë e kuzhinës tradicionale shqiptare. Në zona të ndryshme mund të ndryshojnë përbërësit po ky kombinim qe kemi zgjedhur është shumë i shijshëm dhe përgatitet në tavë balte

Qofte të vogla

Qoftet janë një ushqim që pëlqehet nga të gjithë. Janë një pjatë e dytë e shijshme por fare mirë mund të shërbehen edhe mbasdite të shoqëruar me një aperitiv. Ka shumë mënyra për të gatuar qoftet. Në masën e përgatitur për qoftet mund të fusim edhe perime. Kjo është një mënyrë e mirë për të bërë fëmijët të hanë edhe ato ushqime që në të vërtetë nuk i kanë ngrënë asnjëherë. Në këtë recetë, ne kemi sjellë një variant të përgatitjes së qofteve.

Mish me qepe në furrë

Tava me mish e qepë është një pjatë e dytë që ia vlen ta provosh ta gatuash dhe ta shijosh në shoqërinë e familjes. Kjo recete gatimi me mish viçi është shumë i thjeshtë për tu bërë dhe nuk të merr shumë kohë.

Pulë me Kunguj e Rukola

Kjo është një mënyrë e veçantë për të gatuar pulën, më saktësisht mishin e bardhë të pulës (pjesën e kraharorit). Një pjatë e thjeshtë për tu përgatitur, dhe e shpejtë sepse mishi i bardhë piqet shumë shpejt. Mishin e shoqërojmë me kunguj dhe sallate rukola.