Role e ëmbël me kivi

Kjo është një ëmbëlsirë e thjeshtë dhe e shpejtë për tu përgatitur. Është e freskët sepse është e bërë me kivi dhe e shijshme njëkohësisht.

Role e ëmbël me kivi

Përbërësit

  • 120 gr miell
  • 3 vezë
  • 80 gr sheqer
  • 1 limon
  • 6 kivi

Notes

Përgatitja

Në një enë rrahim të verdhat e vezëve me sheqerin. Shtojmë dhe miellin. Me një rende të hollë grijmë edhe lëkurën e limonit. I përziejmë mirë. Në një enë tjetër rrahim fort të bardhat e vezëve, derisa të bëhet një shkumë e bardhë. I shtojmë edhe këto në masën tjetër. I trazojmë me kujdes, derisa të gjithë përbërësit të jenë bashkuar mirë. Masën e përgatitur e hedhim në një tepsi drejtkëndëshe ku kemi shtruar letër furri. E rregullojmë me masën me lugë, trashësia e të cilës duhet të jetë 1.5 cm. Tepsinë e fusim në furrë dhe e pjekim në 180°C për 10 minuta.
Ndërkohë që ëmbëlsira piqet, qërojmë kivit dhe i hedhim në një grirës elektrik. I hedhim dhe lëngun e limonit dhe i grijmë. Nxjerrim tepsinë nga furra dhe e lemë të ftohet pak. Më pas sipër ëmbëlsirës hedhim kivin e grirë. Pastaj fillojmë e mbyllim ëmbëlsirën dhe i japim formën e një roleje. E lemë të ftohet në frigorifer përreth gjysmë ore. Pasi ka kaluar kjo kohë, e presim ëmbëlsirën në pjesë dhe e shërbejmë.

Ju bëftë mirë

0 Shares
9 comments
  1. o sa te bukura te kokan tortet ju lumshin duart sa bukur i paski pergaditur ju keto po dufka me i qit ne liber te genisit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Krapfen me nutella

Krapfen janë me origjine gjermano-austriake. Është një ëmbëlsirë në formë të rrumbullakët që skuqet e mbushet më pas me marmalate ose krem ose thjesht shërbehen me sheqer pluhur sipër. Ne kemi sjellë krapfen me nutella, një version të kësaj ëmbëlsirë të pjekur në furrë.

Receta Panettone në Shqip

Panettone është një ëmbëlsirë që përgatitet për Krishtlindje, më zanafillën në qytetin e Milanos, pastaj përhapur në të gjithë Italinë. Panaton apo panatton ka një bazë cilindrike dhe sipër një kupole. Në brendësi mbushet me rrush të thatë dhe fruta kandit.

Crème caramel me video

Crème caramel është një nga ëmbëlsirat qe nuk mund ti rezistohet. Vetëm me 3 përbërës kryesor dhe duke ndjekur këshillat në videon që kemi publikuar në kanalin e ArtiGatimit ne Youtube do të përgatisni një recetë fantastike.