Kjo tavë është një pjatë e dytë e shijshme dhe e veçantë. është me përbërje mishi të ndryshëm dhe mund ta shoqërojmë me sallatra të ndryshme ose patate në furrë.
Përbërësit për Tavë me mish të grirë
- 300 gr mish viçi i grirë
- 300 gr mish derri i grirë
- 300 gr mish viçi
- 500 gr mëlçi pule
- 2 feta bukë
- pak qumësht
- pak kripë
- pak piper
- pak rigon
- pak nenexhik
- pak borzilok
- pak majdanoz
- 2 thelpinj hudhre
Përbërësit për 6-8 persona
Përgatitja
Marrim mishin e viçit dhe e presim në copa të vogla me anë të një thike. Grijmë me grirësin elektrik mëlçitë e pulës. Në një pjatë vendosim bukën dhe e lagim me qumësht që të regjet. Në një enë të madhe hedhim mishin e grirë të viçit dhe të derrit. I përziejmë bashkë. Pastaj hedhim copat e mishit të viçit, mëlçitë e grira, erëzat e grira, bukën e regjur, kripë, piper dhe hudhrën e grirë. I përziejmë mirë të gjithë përbërësit derisa të arrijmë një masë homogjene.
Marrim një tavë furri ( është më mirë nëse është tavë balte) e lyejmë me pak vaj ulliri, hedhim në të masën e përgatitur. Marrim një tavë tjetër më të madhe se e para dhe e mbushim me ujë të ngrohtë. Fusim në këtë të fundit tavën me mish dhe e fusim në furrë. E pjekim kështu në banjomaria përreth 45-50 minuta në 200°C. Më pas e heqim dhe e presim në copa. Mishin e servirim të ngrohtë dhe të shoqëruar me një sallatë jeshile.























shum e mire
shum e mir po duket do te provoj
Provojeni! Sot e kisha perseri per drek kete pjate
eshte shume e shijshme!