Embëlsira, Receta për Fëmijë
Komente nga Fb - 54 komente

Embëlsira të vogla me çokollatë

embelsira-te-vogla-me-cokollate-receta-gatimi-shqip
Përgatitja: 20 min - Sasia: 6 Persona

Këto ëmbëlsira janë një alternativë e shpejtë e biskotave me çokollatë. Janë shumë të shijshme, pëlqehen nga të gjithë e sidomos nga fëmijët. është një recetë e shpejtë, e thjeshtë dhe e këndshme.



Përbërësit për Embëlsira të vogla me çokollatë


  • 250 gr biskota të thata (tipo Petit Beurre)

  • 70 gr sheqer

  • 150 gr miell arre kokosi

  • 300 gr çokollatë

  • 1 got ujë

Përgatitja

Si fillim shkrijmë çokollatën me pak ujë. Ndërkohë që shkrihet çokollata, me anë të një grirësi elektrik grijmë biskotat. I hedhim më pas në një enë ku bashkojmë edhe miellin e arrës së kokosit e sheqerin. I përziejmë mirë, shtojmë pak ujë të vakët në mënyrë që të bashkohen mirë të gjithë përbërësit. Masa e përgatitur s’duhet të jetë e qullët. Në një tavë të gjatë ose pjatancë të madhe shtrojmë një letër furri dhe sipër hedhim masën e përgatitur. E shtypim mirë me dorë dhe i japim formë.

Sipër i hedhim çokollatën e shkrirë. ëmbëlsirën e fusim në frigorifer derisa të mpiksen mirë të gjithë elementët. Më pas, përpara se ta shërbejmë e presim në pjesë katrore të vogla.

Ju bëftë mirë nga ArtiGatimit!

54 Comments

  1. erisa ademi says

    me pelqej shum te gjith qe e provojn ta qesin ju beft mir

  2. erisa ademi says

    me pelqej shum te gjith qe e provojn ta qesin ju beft mir

  3. erisa ademi says

    me pelqej shum te gjith qe e provojn ta qesin ju beft mir

    • erza says

      po valla le ta provojn te gjith sse shum e mir ish veq e kom i pytje a bon millin e arres se kokosit me zavendsu me kokos kthemani okk

  4. na behet qejfi qe ju ka pelqyer… vazhdoni te na ndiqni si gjithmone. gjithe te mirat!

  5. nerti says

    faleminderit Nita. Vazhdoni te na ndiqni si gjithmone.

  6. dafina says

    ëmëmëm shum te shijshme te gjitha që i provova recetat e artgatimit.

  7. shpresa musa tullari says

    me kan pelqyar shum edhe shum te shishme

  8. jasir says

    shum e mir dhe e lehte ju lumt per kete recete te mrekullushme

  9. betim burrniku says

    wooo shum e mire me ka pelqy me te verte shumm :)
    ky recep.

  10. lulee_ola says

    shume qenka e mire po edhe une po te pyes s eku blihet ata xhelatine tutkall peshku a nuk ban tjeter gje me i qit ne ven te asaj se gjithqysh duhet ta provoj se shume e shijshme po duket

    • lule per kete recete nuk nevojitet xhelatina.
      Per embelsirat e tjera nese kerkon ne supermarket e gjen.

  11. -FLoora says

    ëmbelsirat ishin shum te shijshme, me se shumti nga te gjitha ëmbelsirat me kan pelqyer Trilecet por megjithate me pelqyen edhe shum te tjera si: Tortet me kakao , tortet e te dashuruarve si dhe shum te tjera.

  12. olta says

    Me falni por kete embelsir aduhet per ta futur per pjekje sepse spo kuptoj aq shume a mundeni te me tregoni ?

    • JO OLTA, S’DUHET TA FUTESH NE FURRE, SEPSE TE GJITHE PERBERESIT JANE GATI.

  13. deti says

    shum te mir flm shum se po na ndimoni edhe mir se kur po jemi te lodhura nuk po mujm as me mendu se qka me ba flm shummmm

  14. diellzaa says

    me t’vertet është një ëmbëlsir e shijshmee…
    në pergjithsii te gjithaa receptat ishinn te mire..
    ju lutemm provoni te gjithh sepse ja vlenn.. <3

  15. Pingback: Mini desserts with chocolates | AGRecipes.com

  16. nitaledi says

    shum e mir provojeni te gjith

    Ju befte mir …….

Shkruani komentin tuaj - Komente