Speca majhoshe

Speca të gatuara në tigan me pak sheqer e uthull janë një antipastë ideale për të filluar një darkë me miqtë. Kjo pjatë mund të përdoret edhe si shoqërim për një pjatancë mishi.

Speca majhoshe

Përbërësit

  • 2 speca të kuq
  • 1 spec jeshil
  • 3 lugë vaj ulliri
  • 1/2 luge sheqer
  • pak piper
  • pak kripë
  • 3 lugë uthull molle ose uthull balsamike

Përgatitja

  • Marrim specat i lajmë dhe i fshijmë mirë. Fillojmë ti presim për së gjati.
  • Në një tigan hedhim vajin dhe shtojmë specat e prerë dhe pak kripë.
  • I skuqim me zjarr të fortë. Më pas shtojmë sheqerin, ulim pak zjarrin e shuajmë specat me uthull. I lemë derisa uthulla të ketë formuar një karamel. I hedhim pak piper, fikim zjarrin dhe i mbulojmë me kapak.
  • I lemë disa minuta kështu e më pas i shërbejmë.

Notes

Përgatitja

speca-te-mbushur-receta-gatimi-video-tradicionale-shqip-italiane-photo

Ju bëftë mirë!

speca-te-mbushur-receta-gatimi-video-tradicionale-shqip-italiane-end

4 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Karrota sallatë

Karrota është shumë e mirë për shëndetin tonë. Ajo është e pasur me vitamina A(Betakarotene), B, C, PP, D e E, me kripëra minerale dhe glukoz. Për këtë motiv këshillohet konsumimi i karrotës sepse mbron organizmin tonë nga shumë sëmundje infektive

Tavë me oriz dhe presh

Në vendin tonë janë të shumëllojshme gatimet me presh, sidomos në zonën e Myzeqesë kanë qenë ushqimi bazë për stinën e dimrit. Ne do japim një nga recetat që përdoret në këtë zonë,tavë ne oriz dhe presh, që është e shijshme, e shpejtë dhe ka një kosto të ulët.