Mish në zgarë

Pjatancë me mish në zgarë e sallatë rukola

Kjo është një pjatë shumë e thjeshtë, ku përbërësi kryesor është mishi i viçit. Duhet të jetë mish i zgjedhur, një filetë me trashësi 4-5 cm dhe duhet ta pjekim në zgarë jo më shumë se 5-6 minuta për anë. I vënë mbi një shtresë sallate rukola, dhe sipër pak parmixhan, është me të vërtetë një pjatë që shijohet në cdo stinë.

Pjatancë me mish në zgarë e sallatë rukola

Sasia: 0

Përbërësit

  • 800-900 gr mish viçi i zgjedhur
  • 100-150 sallatë rukola
  • 50-60 gr djath parmixhan
  • 2 kokrra limoni
  • pak vaj ulliri
  • pak kripë të trashë
  • pak piper

Përgatitja

  • Për të filluar përgatitjen e kësaj pjate, duhet ta nxjerrim mishin nga frigoriferi të paktë një orë më parë.
  • E lyejmë mishin me kripë të trashë dhe e vëmë të piqet mbi zgarën e nxehtë, e pjekim mirë nga të dyja anët.
  • E heqim nga zjarri dhe e lëmë pak përpara se ta presim në copa. Marrim një pjatancë të madhe ose një pjatë druri.
  • Shtrojmë mbi të rukolën, mbi të vëmë mishin e prerë në copa. I grijmë sipër me një thikë pak djath parmixhan, i hedhim pak vaj e piper.
  • E zbukurojmë anash pjatën me limon të prerë në copa. E servirim mishin të nxehtë.

Ju bëftë mirë

0 Shares
1 comment
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Pulë me perime

Mishi i pulës mund të gatuhet në mënyra nga më të ndryshmet. Në këtë recetë ne e kemi sjellë të gatuar me perime të ndryshme. Kjo është një pjatë shumë e shijshme dhe jo shumë e vështirë në përgatitje.

Pulë në furrë me patate

Pula në furrë me patate është një nga pjatat klasike që mund të gatuhet më shpesh.Mishi i pulës është i lehtë dhe i gatuar mirë është dhe shumë i shijshëm. Kjo është një recetë shumë e thjeshtë, mjafton të vendosësh pulën të lyer me erëza në furrë. Kjo pjatë është shumë e pëlqyer edhe nga fëmijët.

Role Pule

Pula e mbushur është një pjatë e dytë, e veçantë dhe e shijshme. Përgatitja e kësaj pjate mund të kërkojë pak kohë, por ia vlen me të vërtetë mundimi, pasi rezultati është me të vërtetë fantastik. Këtë recetë mund ta përgatisim për raste të veçanta ose për dreka e darka të rëndësishme.