Role e ëmbël me kivi

Kjo është një ëmbëlsirë e thjeshtë dhe e shpejtë për tu përgatitur. Është e freskët sepse është e bërë me kivi dhe e shijshme njëkohësisht.

Role e ëmbël me kivi

Përbërësit

  • 120 gr miell
  • 3 vezë
  • 80 gr sheqer
  • 1 limon
  • 6 kivi

Notes

Përgatitja

Në një enë rrahim të verdhat e vezëve me sheqerin. Shtojmë dhe miellin. Me një rende të hollë grijmë edhe lëkurën e limonit. I përziejmë mirë. Në një enë tjetër rrahim fort të bardhat e vezëve, derisa të bëhet një shkumë e bardhë. I shtojmë edhe këto në masën tjetër. I trazojmë me kujdes, derisa të gjithë përbërësit të jenë bashkuar mirë. Masën e përgatitur e hedhim në një tepsi drejtkëndëshe ku kemi shtruar letër furri. E rregullojmë me masën me lugë, trashësia e të cilës duhet të jetë 1.5 cm. Tepsinë e fusim në furrë dhe e pjekim në 180°C për 10 minuta.
Ndërkohë që ëmbëlsira piqet, qërojmë kivit dhe i hedhim në një grirës elektrik. I hedhim dhe lëngun e limonit dhe i grijmë. Nxjerrim tepsinë nga furra dhe e lemë të ftohet pak. Më pas sipër ëmbëlsirës hedhim kivin e grirë. Pastaj fillojmë e mbyllim ëmbëlsirën dhe i japim formën e një roleje. E lemë të ftohet në frigorifer përreth gjysmë ore. Pasi ka kaluar kjo kohë, e presim ëmbëlsirën në pjesë dhe e shërbejmë.

Ju bëftë mirë

0 Shares
9 comments
  1. o sa te bukura te kokan tortet ju lumshin duart sa bukur i paski pergaditur ju keto po dufka me i qit ne liber te genisit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Video Receta e Pandispanjës

Pandispanja është një ëmbëlsirë që pëlqehet nga të gjithë, si të rritur dhe fëmijë. Këtë ëmbëlsirë mund ta mbushim me kremëra të ndryshëm në mes, mund ta zbukurojmë sipas dëshirës ose thjesht mund ta shijojmë kështu sic është.

Kek me qumësht

Kek me qumësht është një recetë gatimi shumë e thjeshtë që mund ta shërbejmë në mëngjes ose mbasditeve të shoqëruar me një çaj ose kafe. Kjo ëmbëlsirë është shumë e mirë edhe për fëmijët.