Ananas në zgarë

Ananasi në zgarë është një mënyrë ndryshe për të servirur këtë frut ekzotik. është shumë i thjeshtë për tu përgatitur, por në këtë mënyrë do të shijoni me të vërtetë një pjatë të veçantë.

Ananas në zgarë

Sasia: 0

Përbërësit

  • 1 ananas
  • 3-4 lugë sheqer
  • 3-4 lugë mjaltë
  • pak kanellë

Përgatitja

  • Fillojmë e pastrojmë ananasin, e qërojmë anash dhe e presim në feta. Nxehim zgarën e vendosim mbi të fetat e ananasit. I kthejmë mirë nga të dyja anët dhe i lemë të piqen përreth 10 minuta.
  • Kur e shohim që fetat janë pjekur mirë nga të dyja anët, i heqim e i vendosim mbi një pjatë.
  • Mbi çdo fetë ananasi hedhim pak sheqer, pastaj pak mjaltë e në fund i spërkasim me kanellë. E shërbejmë ananasin të nxehtë.

Notes

0 Shares
2 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Video Receta për Kadaif

Në vijim keni mundësi të ndiqni me video përgatitjen për Kadaif. Ne e kemi përgatitur kadaifin në një mënyrë pak më të veçantë, duke i bërë rolè copat. Kjo mënyrë përgatitje ka një paraqitje më interesante si dhe mbushja qëndron në brendësi dhe pas sherbetosjes.

Krepa të mbushur me reçel

Krepa të mbushur me reçel për një mëngjes plot energji apo një pasdite plot shije. Rikthehemi më një recetë si të gatuajmë krepa në kushte shtëpie, pasi në faqen tonë gjeni receta të ndryshme për krepa të mbushur.

Receta për Bigné (Pasta shu)

Pasta shu është brumë i zier dhe i pjekur në furrë. Kjo lloj paste nuk ka nevojë për forma, pasi piqet thjesht në një tavë me letër furri sipër. Me të krijojmë forma të vogla ( bigné), të cilat pasi janë ftohur i mbushim me kremëra të ndryshëm si kremi pastiçier, kremi me çokollate apo reçel.