Tavë balte

Tave balte apo tavë dheu siç mund të njihet ndrshe është një pjatë shumë e njohur në Shqipëri e jo vetëm. Mishi i pjekur në tavë prej balte merr një shije e një aromë të mrekullueshme. Në adresën e email na kanë ardhur shumë kërkesa nga lexuesit e faqes tonë për recetën e tavës së baltës. Më poshtë do të gjeni recetën e kësaj pjate të shijshme.

Tavë balte

Prep Time30 minutes
Cook Time25 minutes
Total Time55 minutes
Course: Main Course
Cuisine: Albanian
Keyword: gjelle
Sasia: 4 persona
Kalori: 220kcal

Përbërësit

  • 500 g mish viçi
  • 1 kg qepë
  • 4-5 thelpinj hudhre
  • 1/2 speca
  • pak vaj ulliri
  • 2-3 domate të kuqe
  • pak kripë piper
  • 2 gjethe dafine
  • pak kanellë sipas dëshirës
  • 1-2 lugë gjelle uthull
  • pak spec djegës

Përgatitja

  • Në një tigan të madh skuqim qepën e prerë në feta, shtojmë edhe specin e prerë hollë. I kapërdisim për disa minuta derisa qepa të jetë zbutur e të ketë marrë një ngjyrë të verdhë. Më pas shtojmë edhe mishin e prerë në copa. E trazojmë me ngadalë derisa të ketë marrë ngjyrë.
  • Hedhim mbi të uthullën dhe e lemë derisa ta thithë gjithë mishi.
  • Ndërkohë grijmë me rende domatet dhe i hedhim mbi mish. Shtojmë erëzat me radhë, hudhrën e grirë hollë, piperin, specin djegës, gjethet e dafinës, kanellën dhe kripën.
  • Mbulojmë enën me kapak dhe e lemë derisa domatja të jetë shkrirë komplet. Mishi do të jetë zbutur, (nëse shikojmë që mishi nuk është zier mirë mund të shtojmë pak brodo mishi dhe e lemë të ziejë akoma).
  • Më pas hedhim masën e përgatitur në tava balte të vogla.
  • Vendosim tavat në furrë të nxehur paraprakisht 250°C përreth 25 minuta. ( Do të ishte ideale nëse tavat do të piqeshin në furrë me dru, shija e tyre do të ishte e mrekullueshme).
  • I shërbejmë tavat të nxehta me bukë të thekur.

Lexo recetën per Rosnica nga kuzhina shqiptare

Ju bëftë mirë nga ArtiGatimit!

21 Shares
16 comments
  1. Jeni te mrekullushem,ju falenderoj per recetate kendshme qe po na tregoni.ju uroj shum suksese ne te ardhmen.;)

  2. Flm per receten, duket shume e shijshme.Me mori uria vetem duke e pare :-) Kam vetem nje gje te vogel, mos i hidhet gje edhe gjize??

  3. me falni po me duket ka nje gabim te vogel aty thuhet 1 kg qep po nuk behet si mish me qep ne vend te taves????po gjiza nuk i hidhet???sipas mendimit tim keni gabuar recet kjo recet nuk esht per tave balte

  4. Ka shume lloje per tave dheu, varet nga vendi ku pergatitet, kjo eshte recet e sakte dhe nuk ka gjize,
    se aty ku ka gjize nuk ka speca e domate e as qepe, eshte tave tjeter. Eshte eshte qeshtje shije.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Gjellë me qofte

Qoftet janë shumë të përdorura në kuzhinën shqiptare. Një version ndryshe nga recetat klasike është receta gjellë me qofte. Një pjatë e dytë shumë e shijshme dhe e thjeshtë për tu përgatitur.

Musaka me lakër të bardhë

Lakra e bardhë ka shumë lëndë ushqyese të cilat janë të vlefshme për trupin e njeriut. Kjo recetë musaka me lakër i përmbledh në një pjatë të vetme se bashku me proteinat. Lakra e bardhë ka shumë vlera ushqyese kur përdoret e pa gatuar, megjithatë lakra ka një përdorim të gjerë në kuzhinën tonë.

Kunguj të rrumbullakët të mbushur me oriz dhe gorgonzola

Kungujt kanë vitaminë A dhe C dhe kanë pak kalori, rreth 95% e tyre është ujë. Ekzistojnë disa lloje kungujsh. Për këtë recetë kemi zgjedhur kungujt e rrumbullakët pasi janë më të përshtatshëm për mbushje. Mund ti mbushim në mënyra të ndryshme. Ne po japim një variant me oriz dhe djathë gorgonzola. Ky lloj djathi është tipik i Italisë (zona e Lombardisë dhe Piemonte). Gorgonzola është një djath i butë, kremoz që prodhohet me qumësht lope. Ka një shije të veçantë dhe të fortë. Në këtë recetë ky djath bashkohet me orizin që i jep një shije të veçantë.

Mish me erëza

Mishi i përgatitur me erëza është shumë i shijshëm dhe i shpejtë për tu gatuar. është një pjatë ideale për tu shoqëruar me një sallatë të freskët të stinës

Rizoto me salsiçe

Rizoto me salsiçe është një pjatë shumë e shijshme dhe përshtatet mirë si për drek edhe për darkë mes familjarë ose miqve. Ndërthurur me djathë dhe përgatitur me lëng perime shtohen edhe vlerat ushqimore.