Receta për Yshmer

Yshmer është një pjatë tipike e zonës së Myzeqesë dhe zakonisht gatuhet për Pashkë.
Është një pjatë e shijshme. Yshmer mund të gatuhet në dy versione si i ëmbël ashtu dhe i kripur.
Ne e kemi përgatitur në versionin e ëmbël, por nëse ju pëlqen më shumë ai i kripur mjafton mos ti shtoni sheqer, shtojini pak kripë sipas dëshirës.

Përgatitja e yshmerit kërkon pak kohë veç për përgatitjen e petëve, por nëse dëshironi mund ta bëni edhe me petë të blera. Kështu është akoma më e lehtë receta.

Receta për Yshmer

Prep Time30 minutes
Cook Time35 minutes
Total Time1 hour 5 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Albanian
Keyword: embelsire
Sasia: 6 persona
Kalori: 270kcal

Përbërësit

Përbërësit për petët

  • 1 kg miell
  • 1 filxhan kafeje vaj ulliri
  • pak kripë
  • 600 ml ujë i vakët
  • pak niseshte

Përbërësit për mbushjen

  • 2 l qumësht
  • 200 gr gjalpë
  • 6 kokrra vezë
  • 250 gr sheqer

Përgatitja

Petët

  • Si fillim përgatisim petët. Duhet ti përgatisim një ditë më parë, kështu që thahen më mirë.Hedhim miellin në banak dhe e përziejmë me vaj,pak kripë e shtojmë ujin e vakët. Zëmë brumin si për byrek.
  • Nëse e shohim që brumi ka nevojë akoma për ujë mund ti shtojmë akoma ose anasjelltas, derisa të shohim që masa të jetë e njëtrajtshme.
  • Brumi duhet të jetë elastik. Vendosim brumin në një enë qelqi ku e mbulojmë me një pecetë të pastër. E lemë të pushojë përreth 20 minuta.

Hapja e peteve per yshmer

  • Më pas e ndajmë brumin në toptha të vegjël, rreth 15. Hapim një e nga një petët duke u ndihmuar nga pak niseshte që të mos ngjiten.
  • I thajmë petët një e nga një në fundin e një tepsise në furrë të nxehtë 250°C.
  • Pastaj i heqim dhe i lemë të ftohen.

Përgatitja në tavë

  • Në një enë qelqi të madhe hedhim vezët dhe sheqerin. I rrahim mirë. Më pas shtojmë gjalpin e shkrirë e të ftohtë.
  • E trazojmë mirë. Më pas shtojmë edhe qumështin e ftohtë. I përziejmë mirë.
    Më pas në enë shtojmë edhe petët e copëtuara. I trazojmë bashkë.
  • Pastaj në një tepsi të lyer me gjalpë hedhim masën e përgatitur. Vendosim tepsinë me yshmer të piqet në furrë të nxehtë 220°C përreth 40 minuta.
  • Duhet ta shohim që sipër duhet të jetë e kuqe. Më pas fikim furrën dhe lemë akoma yshmerin në furrë të kullojë.
  • Pastaj e nxjerrim tepsinë nga furra, e lemë të ftohet. Presim yshmerin në copa dhe e shërbejmë.
receta-gatimit-qumeshtor-yshmer-tradicionale-falas-video-revista-4
receta-gatimit-qumeshtor-yshmer-tradicionale-falas-video-revista-0

Lexoni gjithashtu recetën për qumeshtor.

Ju bëftë mirë nga Arti Gatimit!

2 Shares
8 comments
  1. E provova ,por jo me sheqer me kripe dhe e gjithe familja ime e pelqeu shume. E thjeshte ne pregatitje dhe shume e shijshme. faleminderit

  2. po ne nga jugu e bejme kete lloje yshmeri te kripur jo me sheqer dhe ne kete forem por edhe me lenge mishi ne vende te qumshtit she ne forma te ndryshme se ne nga vlora petet e kemi perdorure dhe ne dimer me shume akoma megjithat eshte nje gatime shume I mire ,,,,dhe I perdorshem per festa ,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Pandispanjë e sherbetosur

Pandispanja është baza e shumë ëmbëlsirave, si për shembull receta për trilece, x dhe x. Një mënyre tepër e thjeshte për të shërbyer pandispsanjën është dhe sherbetosja e saj. Kjo është një recetë tradicionale e vjetër që dikur përgatitej nëpër dasma në zonën e Myzeqesë.

Sheqerpare

Sheqerparet janë ëmbëlsira shumë të shijshme me origjine turke dhe të njohura edhe në vendin tonë. Para shumë kohësh në Turqi i shijova këto ëmbëlsira dhe të them të drejtën shija e tyre më ka mbetur edhe sot.

Krepa mbushur me Luleshtrydhe

Kemi parë recetën krepa mbushur me çokollatë dhe krepa integral. Në këtë periudhe të vitit ju këshillojmë të provoni krepa mbushur me luleshtrydhe. Një shije delikate dhe nuk ju merr shumë kohë në përgatitje.