Kulaç me salsiçe

Kulaçi i mbushur me salsiçe është shumë i shijshëm. I prerë në copa katrore mund ta shërbejmë si antipastë ose e servirim pasditeve.

Kulaç me salsiçe

Sasia: 0

Përbërësit

  • 500 gr miell
  • 300 gr salsiçe të freskëta
  • 100 gr djathë kaçkavall
  • 100 gr vaj ulliri
  • 5 gr kripë

Përgatitja

  • Hedhim miellin në tavolinën e punës dhe hapim një gropëz. Hedhim në të pak kripë, 70 ml vaj ulliri dhe shtojmë ngadalë ngadalë rreth një gotë e gjysmë ujë të vakët (rreth 250 ml ujë).
  • Zëmë brumin mirë derisa të gjithë përbërësit të jenë bashkuar dhe të arrijmë një masë homogjene. Brumin e zënë e vebdosim në një enë qelqi, e mbulojmë me një pecetë të pastër dhe e lemë të qetësohet përreth 2 orë në një vend ku të mos ketë korrent ere.
  • Ndërkohë presim salsiçet në copa. I hedhim në një enë ku shtojmë pak vaj ulliri, djathin kaçkavall në copa. I trazojmë mirë bashkë. Pasi kanë kaluar 2 orë, ndajmë brumin në dy pjesë. Hapim një pjesë të brumit në petë dhe e shtrojmë në një tavë të lyer me pak vaj ulliri. Hedhim sipër përbërjen me salsiçen, duke e hapur mirë në gjithë petën.
  • Vendosim sipër petën tjetër dhe mbyllim mirë anët. Hedhim sipër pak kripë dhe vaj ulliri. Me anë të një piruni shpojmë mirë gjithë sipërfaqen e kulaçit, në këtë mënyrë del i gjithë ajri i krijuar brenda. Kështu del lagështira e krijuar dhe piqet më mirë.
  • Vendosim tavën në furrë të nxehtë 180*C dhe e pjekim derisa të shohim që sipër kulaçi ka marrë një ngjyrë të bukur të artë. Pasi është pjekur e lemë të ftohet kulaçi e më pas e presim në copa.
  • Shërbejmë kulaçin me salsiçe të ngrohtë.

Notes

Përgatitja

Ju bëftë mirë!

kulac-buke-bere-vete-shtepi-receta-gatimi-shqip-e

kulac-buke-bere-vete-shtepi-receta-gatimi-shqip-f

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Makarona Spaghetti në Wurstel

S'keni shumë kohë dhe nuk keni përgatitur asgjë për drekë për fëmijët tuaj? Ja një recetë e shpejtë dhe e thjeshtë që do të bëjë të lumtur fëmijët tuaj dhe jo vetëm. Kjo është një pjatë që pëlqehet nga gjithë familja. Në përgatitjen e kësaj pjate merrni dhe fëmijët t'ju ndihmojnë, të fusin fijet e spaghettit në copat e wurstelit. është e sigurt që përveçse do të zbaviten, kjo pjatë do t'ju shijojë shumë.

Salcë kima

Kima (ose e quajtur tjetër ragu) është një salcë me bazë mishi të grirë, të cilën mund ta përdorim për ta përzier me makarona, oriz, perime të ndryshme, etj. Kjo lloj salce kërkon pak kohë në zierje, por përfundimi ia vlen mundimin e bërë.

Krem gjalpi

Kremi i gjalpit është shumë i përdorur në pastiçeri. Ky lloj kremi përdoret për të mbushur torta të ndryshme, ëmbëlsira të vogla siç janë cupcake ose ato pastat e vogla që ishin shumë të përhapura në Shqipëri përpara shumë vitesh.