Si të përgatisim uthull molle në kushtet e shtëpisë

Periudha e vjeshtës është koha ideale për të përgatitur ushqime për dimrin, një nga këto ushqime janë turshitë. Për përgatitjen e turshive ne sugjerojmë të përdoret uthull molle bio dhe pa kimikate apo konservues. Lexoni më poshtë përgatitjen e uthullës së mollës dhe përdoreni në ushqimet tuaja.

Mollët i lajmë dhe i grijmë në grirës elektrik (në makinerinë që të shtrydhni frutat). Lëngun dhe pjesën e brumit të frutave të mollëve e hedhim në një enë. Madhësia e enës varet nga sasia e kg të mollëve.

Receta për patellxhanë turshi.

Nëse brumi i mollëve nuk mbulohet me lëngun e vet, i hedhim ujë rreth 3 cm më lartë se masa e brumit. E vendosim në një vend ku mos ta kapi dielli, jo brenda në shtëpi dhe e lemë për rreth 40- 45 ditë.

Ditën e lemë të hapur kurse natën e mbulojmë me një napë. Mbas 40 apo 45 ditëve e kullojmë dy herë me napë ose me sitë duke e shtrydhur fort me dorë.

Uthulla e mollës hidhet nëpër shishe dhe ruhet në vend pa lagështi dhe ku nuk rreh drita e diellit.


Sipas dëshirës mund ti bëni dhe një kullim tjetër mbas një ose dy javëve.
Gjithashtu shikoni figurën për pamjen e saj sepse uthulla e mollës nuk del shumë e kulluar nëse nuk përdorni filtra të hollë.

Përgatitja e kastravecë turshi.

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

You May Also Like

Receta Bazë për Krepa

Krep ose siç i thonë francezet crêpe janë flet të holla brumi, të pjekura mbi një piastër te nxehtë. Ato mund të shërbehen me mbushje të ndryshme të ëmbla (si Nutella, mjalt ose reçel) apo dhe të kripura (djathë, proshute ose perime)

Salcë kima

Kima (ose e quajtur tjetër ragu) është një salcë me bazë mishi të grirë, të cilën mund ta përdorim për ta përzier me makarona, oriz, perime të ndryshme, etj. Kjo lloj salce kërkon pak kohë në zierje, por përfundimi ia vlen mundimin e bërë.

Panine me qumësht

Paninet e përgatitura me qumësht kanë një shije të veçantë, janë të buta e pëlqehen nga të gjithë sidomos nga fëmijët. Me masat që kemi dhënë mund të përgatisni panine si në rastin tonë, ose mund të bëni forma të ndryshme buke si gërshet ose një formë të vetme.

Kos i Bardhë

Fermentimi i qumështit mund të jetë një nga teknikat më të vjetra. Shume amvisa e kanë lëne bërjen e kosit ne shtëpi me futjen në masë të produkteve bulmetit në treg.