Ëmbëlsirë me mollë

Si të gatuajmë ëmbëlsirë me mollë. Receta e dërguar nga Silvana SH. D. dhe është shumë e thjeshtë per tu përgatitur.

Ëmbëlsirë me mollë

Përbërësit

  • 2 vezë
  • 80 gr gjalpë
  • 150 gr sheqer
  • 200 gr miell
  • 1/2 gotë qumësht
  • 1/2 pako maja për ëmbëlsira
  • 3 mollë

Përgatitja

  • Me një rrahës elektrik, rrahim vezët me sheqerin. Më pas shtojmë gjalpin në temperaturë ambienti. Shtojmë miellin e përzier me majanë dhe i rrahim.
  • Më pas shtojmë së fundi qumështin. Masën e krijuar e hedhim në një tavë dhe sipër shtojmë mollët e qëruara dhe prera në thela të holla.
  • E pjekim në fure për 30-40 minuta në temperaturën 160°C. Para se ta hipni bëni provën me kunj dhëmbësh dhe sigurohuni që është pjekur në brendësi.
  • Pasi të jetë pjekur, e lëmë te ftohet dhe kur do ta shërbejmë shtojmë sheqer pluhur.

Ju bëftë mirë dhe mos harroni të votoni për këtë recetë duke klikuar mbi butoni “Like”

0 Shares
1 comment
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Peshk i rremë

Receta e dërguar nga Ervina T. dhe e vlefshme për Konkursin e Gatimit. Kjo pjatë është një gatim tradicional italian i zonës së jugut të Italisë. Është një pjatë verore e cila me raste konsumohet edhe ne dimër.