Receta per Reçel Kumbulle

Mëngjesi është një vakt i rëndësishëm. Dita fillon mirë nëse hamë një mëngjes të shijshëm e të shëndetshëm. Një fetë buke me reçel kumbulle të përgatitur nga vetë ne është ideale për të filluar ditën

Receta per Reçel Kumbulle

Përbërësit

  • 1 kg kumbulla
  • 800 gr sheqer
  • 100 ml ujë

Përgatitja

  • Lajmë kumbullat dhe u heqim bërthamat. Në një tenxhere hedhim ujin dhe sheqerin. E vendosim në zjarr duke e trazuar me lugë druri derisa sheqeri të tretet plotësisht dhe pastaj hedhim kumbullat.
  • I ziejmë në zjarr të ngadalshëm për gati 40 minuta. E heqim nga zjarri dhe lemë të ftohet dhe pastaj e vendosim përsëri në zjarr derisa të shikojmë që mbi sipërfaqen e masës del një shkumë e shndritshme gjatë zierjes.
  • E heqim nga zjarri dhe në temperaturën 80 gradë e futim në vazo qelqi duke e mbyllur fort me kapak.
  • Ky reçel i përgatitur në këtë mënyrë qëndron pa u prishur për gati dy vjet.

Notes

Përgatitja e Reçelit

Ju bëftë mirë!

2 Shares
2 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Video Receta për Kadaif

Në vijim keni mundësi të ndiqni me video përgatitjen për Kadaif. Ne e kemi përgatitur kadaifin në një mënyrë pak më të veçantë, duke i bërë rolè copat. Kjo mënyrë përgatitje ka një paraqitje më interesante si dhe mbushja qëndron në brendësi dhe pas sherbetosjes.

Krepa mbushur me Luleshtrydhe

Kemi parë recetën krepa mbushur me çokollatë dhe krepa integral. Në këtë periudhe të vitit ju këshillojmë të provoni krepa mbushur me luleshtrydhe. Një shije delikate dhe nuk ju merr shumë kohë në përgatitje.

Video Receta – Shëndetlie Shqiptare

Tashmë e keni akoma më të lehtë për të përgatitur recetën e shëndetlisë. Në këtë video recetë, do të ndiqni hapat si të përgatisni me sukses ëmbëlsirën shumë të njohur shqiptare. Në vijim kemi shkruajtur të gjithë përbërësit që duhen për ëmbëlsirën e shëndetlisë.