Ciambella me çokollatë

Ciambella me çokollatë është një ëmbëlsirë e shijshme dhe e thjeshtë për tu përgatitur. Kush pëlqen çokollatën duhet ta provoj patjetër edhe këtë ëmbëlsirë.

Ciambella me çokollatë

Përbërësit

  • 200 gr sheqer
  • 200 gr miell
  • 4 vezë
  • 100 gr gjalpë
  • 60 gr kakao pluhur
  • 100 gr çokollatë e zezë ose kokrra çokollate
  • 100 ml qumësht
  • 1 pako maja për ëmbëlsira

Përgatitja

  • Në një enë hedhim vezët dhe sheqerin. Fillojmë ti rrahim me rrahësin elektrik derisa të arrijmë një masë të fryrë si shkumë. Më pas shtojmë miellin e situr të bashkuar me kakaon pluhur e majanë. I trazojmë ngadalë me lugë druri.
  • Hedhim në të edhe qumështin. E përziejmë mirë dhe shtojmë gjalpin e shkrirë. Me ngadalë trazojmë masën derisa të bëhet homogjene.
  • Në fund shtojmë çokollatën e prerë në copa të vogla ose kokrrat e çokollatës. I përziejmë me kujdes.Hedhim masën e përgatitur në një tavë të lyer me formë të rrembullakët, paraprakisht me gjalpë e miell që të mos ngjitet. Vendosim tavën të piqet në furrë të nxehtë 170°C përreth 30-35 minuta. Më pas e lemë të ftohet torta dhe e presim në copa.
  • Servirim tortën në copa dhe e shoqërojmë sipas dëshirës me pak krem pana.

Notes

Përgatitja

Ju bëftë mirë nga ArtiGatimit!

Torte-Kek-Ciambella-Cokollate-Receta-Embelsira-Gatime-ArtiGatimit-b

0 Shares
2 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Torta zebër me çokollatë

Kjo tortë është një ëmbëlsirë shume e mirë, e lehtë, e butë dhe e shpejtë, gatuhet me pak përbërës. Kjo ëmbëlsirë është e veçantë dhe e bukur në prerje se ngjan me zebrën dyngjyrëshe. Të gjithë do të zbaviten dhe do të kënaqen me këtë tortë.

Crème caramel me video

Crème caramel është një nga ëmbëlsirat qe nuk mund ti rezistohet. Vetëm me 3 përbërës kryesor dhe duke ndjekur këshillat në videon që kemi publikuar në kanalin e ArtiGatimit ne Youtube do të përgatisni një recetë fantastike.