kek me dardha cokollate

Kek me dardha dhe çokollatë

Kjo recete për kek me dardha dhe çokollate është dërguar nga Loreta, një fanse e Artigatimit në Facebook. Ëmbëlsirë është shumë e shijshme sepse dardha me çokollatën është një binom perfekt.

Kek me dardha dhe çokollatë

Prep Time20 minutes
Cook Time45 minutes
Total Time1 hour 5 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Global
Keyword: embelsire
Sasia: 4 persona
Kalori: 343kcal

Përbërësit

Përbërësit për kekun

  • 5 dardha mesatare
  • 150 gr çokollate e zezë
  • 2 luge gjelle lëng vanilje
  • 120 gr gjalpë temperature ambienti
  • 120 gr sheqer ose prej kallam sheqeri
  • 4 kokrra veze
  • 100 gr bajame te grira
  • 20 gr miell
  • 1/2 luge kafeje maja për ëmbëlsira për fryrje
  • 1 luge gjelle kakao

Përbërësit për kremin e çokollatës

  • 100 gr çokollate e zezë
  • 60 ml krem i freskët qumështi pana

Përbërësit për sherbetin

  • 1 litër ujë
  • 120 gr sheqer
  • lëngun e 1/2 limoni
  • 2-3 shkopinj kanelle

Përgatitja

  • Si fillim përgatisim sherbetin ku do të fusim dardhat. Në një tenxhere hedhim ujin, lëngun e limonit, shkopinjtë e kanellës dhe i vëmë të ziejnë.
  • Ndërkohë qërojmë lëkuren e dardhave, por nuk heqim bishtat, japin pak lezet si dekorim. Kurse nga poshtë heqim pjesën e brendshme te dardhës, gjithmonë duke bere kujdes për bishtat.
  • I vendosim me kujdes ne tenxhere dhe i leme te ziejnë për rreth 10 minuta,(kujdes sepse koha e zierjes është në varësi të pjekurisë se dardhave, ato nuk duhet të shpërbehen). Më pas i nxjerrim nga sherbeti i ngrohtë dhe i vendosim me kujdes ne pjate.

Përgatitja e kekut

  • Ndërkohë ngrohim furën në 180°C. Në banjë marri shkrime çokollatën me vaniljen. Përziejmë mirë gjalpin e butë me sheqerin në një enë e më pas shtojmë në të vezët një nga një dhe i përziejmë duke përdorur rrahësen elektrike. Shtojmë çokollatën e shkrire duke përdorur gjithmonë rrahësen.
  • Shtojmë bajamet e grira, miellin e situr të përzier me majanë dhe kakaon. I përziejmë me luge druri dhe e hedhim në enën e ëmbëlsirës paraprakisht të lyer me pak gjalpë ose me letër kuzhine.
  • Vendosim dardhat sipër. Dardhat duhet të prekin fundin e tavës. Fusim kekun në furrën e ngrohur dhe e leme të piqet për 45 minuta në 180 grade celcius.
  • Kur keku të fryhet, dardhat do të mbulohen në me shumë se gjysmën e tyre. Pasi është pjekur nxjerrim kekun dhe e lemë të ftohet.
  • Këtë ëmbëlsirë mund ta shërbejmë të thjeshte, por për raste speciale, mund ta shërbejmë me një krem çokollatë.

Përgatitja e kremit çokollatës

  • Çokollatën e ndajmë ne copa te vogla dhe sipër i hedhim panën e ngrohur mirë. E trazojmë mirë derisa çokollata të shkrije dhe më pas e hedhim mbi kek.
  • Shërbejmë ëmbëlsirën menjëherë.

Lexoni edhe recetën për kek me molle.

Ju beftë mirë !

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Pekmez mëni

Përgatitja e pekmez mëni është një traditë e vjetër shqiptare. Pekmezi se bashku me një luge tahini, e benë mëngjesin plote shijë. Lexoni se çfarë ju nevojitet për një pekmez sa më cilësorë.

Amareta – Receta për Embelsira

Kur flasim për amareta, mëndja na shkon tek gjyshet tona të cilat janë të pa përtuara për përgatitjen e këtyre biskotave që të shkrihen në gojë. Amaretat janë shumë të mira dhe të pëlqyeshme për fëmijët.

Sfoliat me mollë

Sfoliat me mollë është një ëmbëlsirë që mund të përgatitet në 20 minuta total. Ideale kur doni diçka të shijshme, të ëmbël të shpejtë e pa shumë lodhje.

Receta Bazë për Krepa

Krep ose siç i thonë francezet crêpe janë flet të holla brumi, të pjekura mbi një piastër te nxehtë. Ato mund të shërbehen me mbushje të ndryshme të ëmbla (si Nutella, mjalt ose reçel) apo dhe të kripura (djathë, proshute ose perime)