Torte me smarties e kitkat

orte e zbukuruar me smarties është një ëmbëlsire plot ngjyra, me një efekt fantastik. Në të vërtetë është një tortë e thjeshtë për tu përgatitur. Bazën e tortës mund ta përgatisim një ditë më parë dhe ta zbukurojmë në momentin që e servirim.

Torte me smarties e kitkat, për zbukurim sipër mund të përdorim çokollata të vogla smarties (ose të ngjashme) dhe anash vendosim çokollata kitkat ose të ngjashme me to.

Torte me smarties e kitkat

Prep Time40 minutes
Cook Time40 minutes
Total Time1 hour 20 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Global
Keyword: embelsire
Sasia: 6 persona

Përbërësit

Për bazën e tortës

  • 200 gr miell
  • 150 gr sheqer
  • 2 kokerr vezë në temperaturë ambienti
  • 1 gotë qumësht rreth 140 ml
  • 1 pako maja për ëmbëlsira
  • pak kripë
  • 125 gr gjalpë
  • 200 gr çokollatë e zezë

Për mbushjen

  • 400 gr çokokrem ose Nutella
  • 200 ml pana e freskët

Për zbukurimin

  • 12 pako çokollatë Kitkat
  • 400 gr çokollata të vogla M&M’S
  • 200 gr mashmallows

Përgatitja

  • Në një enë shkrijmë gjalpin me çokollatën dhe i lemë të ftohen.
  • Në një enë hedhim vezët dhe sheqerin dhe fillojmë ti rrahim me rrahësin elektrik (nëse keni robot elektrik/planetaria mund të përdorni fare mire atë).
  • Vezët duhet të rrihen derisa masa të fryhet. Ulim shpejtësinë e rrahëses dhe shtojmë ngadalë gjalpin me çokollatën. Më pas shtojmë ngadalë miellin e majanë duke e alternuar me qumështin.
  • Hedhim masën e përgatitur në një tavë të rrumbullakët ( me diametër 24cm) të lyer paraprakisht me pak gjalpë e miell qe të mos ngjitet. Ëmbëlsirën e pjekim në 160/180° C përreth 30/40 minuta (siç e kemi thënë më parë pjekja varet nga furra, duhet ta provojmë pjekjen me një majë thike ose një shkop të vogël).
  • Pasi është pjekur nxjerrim ëmbëlsirën dhe e lemë të ftohet.
  • Fillojmë e përgatisim mbushjen. Shkrijmë pak çokokremin dhe e bashkojmë me 200 ml pana të rrahur paraprakisht.
  • Presim tortën në mes horizontalisht dhe e mbushin me kremin. Më pas e lyejmë edhe sipër e anash me krem.
  • Pasi e kemi lyer komplet me krem fillojmë me zbukurimin. Vendosim vertikalisht rreth e qark tortës çokollatat kitkat. Në fund mund ti lidhim me një fjongo për të qenë më të sigurt. Sipër i vendosim mashmalloës të përzier me smarties.
  • Torta është gati për festën.


Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Plumcake me çokollatë

Plumcake me çokollatë dhe kos është një recetë e thjeshtë për tu përgatitur duke bërë pak kujdes në pjekje. Aroma dhe shija e kësaj ëmbëlsire është e pa rezistueshme dhe mund të konsumohet në çdo kohë.

Receta Bazë për Krepa

Krep ose siç i thonë francezet crêpe janë flet të holla brumi, të pjekura mbi një piastër te nxehtë. Ato mund të shërbehen me mbushje të ndryshme të ëmbla (si Nutella, mjalt ose reçel) apo dhe të kripura (djathë, proshute ose perime)

Torta zebër me çokollatë

Kjo tortë është një ëmbëlsirë shume e mirë, e lehtë, e butë dhe e shpejtë, gatuhet me pak përbërës. Kjo ëmbëlsirë është e veçantë dhe e bukur në prerje se ngjan me zebrën dyngjyrëshe. Të gjithë do të zbaviten dhe do të kënaqen me këtë tortë.

Mini Croissant me çokollatë

Këto mini croissant janë zgjidhja më ë shpejtë kur duam diçka të ëmbël. Të përgatitur më brumin sfoglia, recetë e ngjashme me brioche me nutella. Për këtë recetë mund të përdoret edhe brumi sfogliat i gatshëm nëse nuk e keni përgatitur më parë, recetën e gjeni tek kategoria recetat bazë.