Ajvar – Recete Gatimi Tradicionale

Recete gatimi tradicionale si të gatuajmë Ajvar. Kjo salcë me speca të kuq është vërtet unik për të shoqëruar çdo pjatë meze.

Kjo recetë është dërguar nga zonja Imer, nga Kërçova, Maqedoni. Recete gatimi ideale për te shoqëruar pjatat e antipastave në aperitiv.

Ajvar – Recete Gatimi Tradicionale

Prep Time30 minutes
Cook Time1 hour
Total Time1 hour 30 minutes
Course: Appetizer
Cuisine: Albanian
Keyword: salce
Sasia: 2 vazo

Përbërësit

  • 15 kg speca të kuq
  • 700 ml vaj ulliri
  • 30 gr sheqer

Përgatitja

  • Speckat pasi ti kemi larë dhe fshirë me një rrobë, i pjekim mbi një skarë ose dhe mbi pllakën e sobës. I lemë të ftohen për pak kohë dhe i pastrojmë nga lëkura dhe nga farat.
  • Më pas i lemë në një enë të kullojnë për gati një orë. Pasi kanë pushuar, i grijmë dhe i hedhim në një enë të madhe ku më parë kemi hedhur gjysmën e masës së vajit.
  • Pasi i kemi hedhur në enë, i vendosim në zjarre. Zjarri duhet të jetë gjithmonë i ngadalshëm në mënyrë që nxehtësia të jetë në minimum sepse zjarri i shpejt krijon djegie në fund të enës. Ideale për të përgatitur ajvar është soba me dru.
  • E përziejmë dalëngadalë ajvar-in dhe mbas 30 minutash shtojmë edhe masën tjetër të vajit së bashku me sheqerin.
  • Vazhdojmë ta përziejmë ngadalë derisa masa të trashet.
  • Ajvari është gati. E hedhim nëpër vazo masën e përgatitur, i mbyllim fort vazot dhe i vendosim në një enë me ujë dhe i ziejmë me qëllim që të ruhet masa për një kohë të gjatë.

Ju bëftë mirë!

Për receta gatimi të tjera, abonohuni në njoftimet me e-mail dhe na ndiqni në rrjetet sociale si Facebook dhe Instagram.

un gatuaj ajvar tryeza shqiptare
2 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Perime në Avull

Perimet bëjnë shumë mirë për shëndetin tonë, sepse përmbajnë vitamina nga më të ndryshmet. Duhet ti konsumojmë sa më shumë gjatë vakteve. Perimet, në çfarë do lloj mënyre i gatuajmë, nuk duhen të jenë shumë të ziera sepse humbasin të gjitha vlerat ushqyese. Zierja në tenxhere me avull është mënyra më e mirë e më e shëndetshme për të gatuar perimet dhe jo vetëm. Në këtë mënyrë perimet nuk janë në kontakt me ujin dhe ruajnë të gjitha vlerat ushqyese.

Angjinare në tigan

Angjinarja e stufuar në tigan është një pjatë shumë e shijshme dhe shumë e thjeshtë në përgatitje. Kjo pjatë mund të jetë një garniturë e mirë për pjata me mish ose peshk. Por mund të jetë edhe një pjatë e dytë për vegjetarianët sepse angjinarja ka shumë veti ushqimore.