Si të gatuajmë sardele

Shqipëria ka një histori të pasur të peshkimit dhe përpunimit të sardeleve. Ne do të japim përgatitjen e sardeleve në kushte shtëpie.

Si të gatuajmë sardele në tenxhere me presion do të ishte titulli i plotë i recetës. Sardelet konsiderohen si një mik i mirë i shëndetit të njeriut. Këta peshq janë të mbushur me vlera ushqimore dhe shëndetësore të jashtëzakonshme, që i zgjatin jetën njeriut.

Si të gatuajmë sardele

Prep Time10 minutes
Cook Time10 minutes
Total Time20 minutes
Course: Main Course
Cuisine: Albanian
Keyword: peshk
Sasia: 2 persona
Kalori: 210kcal

Përbërësit

  • 500 gr sardele
  • 50 gr vaj ulliri
  • 50 gr uthull molle
  • 2 gjethe dafine
  • piper
  • kripë
  • rozmarinë

Përgatitja

  • Peshkun sardele duhet ta blejmë të freskët tek dyqani jonë i besuar. Sardelet i pastrojmë duke u hequr edhe kokat dhe i lajmë.
  • Për ta realizuar receten kemi nevojë për një tenxhere me presion. Pasi ti kemi larë, i shtojmë sardelet në tenxhere me presion dhe sipër hedhim të gjithë përbërësit e mësipërm.
  • E vendosim në zjarr të ngadalshëm për dhjetë minuta.
  • Sardelet është mirë të shërbehen me lakra të egra.

Kjo ishte receta që kishim përgatitur, mjaftë e shëndetshme dhe shumë e thjeshtë për tu përgatitur. Sidomos për amvisat që nuk kanë shumë kohë të gatuajnë. Për tu njoftuar mbi recetat e reja, mund të na ndiqni në rrjetet sociale si Facebook apo Instagram. Në Kanalin tonë në Youtube mund të ndiqni video receta gatimi të shpjeguara dhe filmuara hap pas hapi.

Ju bëftë mirë nga Artigatimit

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Peshk në skarë

Si të gatuajmë peshk në skarë në mënyrë të përsosur? Shoqëruar me disa perime mund të kthehet mënyra juaj e preferuar e gatimit të peshkut. Ky lloj gatim është ideal edhe për peshk tone, peshk shpat apo salmon.

Supë me peshk

Supa me peshk është një pjatë shumë e shijshme, me bazë peshq të ndryshëm. Duhet pak kohë e durim në përgatitjen e kësaj pjate, por i gjithë mundimi ia vlen kur shijon këtë supë e cila e trasformon drekën në një sukses të vërtetë.

Karkaleca në zgarë

Karkalecat në zgarë janë një pjatë shumë e thjeshtë, e shijshme dhe e shpejtë. Me këtë recetë, të pjekësh karkalecat është me të vërtetë shumë e thjeshtë dhe rezultati final është fantastik