Harapash Korçe

Harapash Korçe, është receta e radhës ne Arti Gatimit. Kjo recetë përgatitet me miell misri dhe përdoret më shumë në zonën e Korçës, siç mund ta keni kuptuar nga emri.

Harapash Korçe

Prep Time10 minutes
Cook Time15 minutes
Total Time25 minutes
Course: Breakfast
Cuisine: Albanian
Keyword: kuzhina shqiptare
Sasia: 4 persona
Kalori: 150kcal

Përbërësit

  • 150 gram miell misri
  • 450 mL qumësht
  • 50 gram gjalpë
  • 100 gram djathë

Përgatitja

  • Në fillim në një enë hedhim gjalpin dhe më pas miellin duke e kaurdisisur pak.
  • Në këtë masë hedhim dhe djathin e thërrmuar. Më pas hedhim edhe qumështin e ftohtë duke e trazuar mirë.
  • Masa do të vazhdojë të ziejë në enë. Duket të kemi parasysh ta trazojmë derisa të shkëputet nga ena.
  • Harapashin e servirim lugë – lugë në pjatë. Sipas dëshirës mund të spërkatet me pak gjalpë të nxehur.

Gjithashtu ju rekomandojmë të lexoni harapash me të brendshme qengji tipike e Labërisë.

Ju bëftë mirë

8 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Fërgesë me speca të pjekura

Specat janë përbërës të domosdoshëm të menysë vegjetarianë. Për këtë arsye kemi zgjedhur recetën fërgesë me specka. Për ruajtjen e përbërësve të rëndësishëm specat janë më mirë të freskëta por dhe receta që ne do të përgatitim specat i ruajnë vlerat ushqimore

Petulla të shpejta

Petullat janë vërtet të shijshme kur i shijon të sapo gatuara me mjaltë sipër e kanellë. Janë të shumta recetat e petullave, por ne sot po ju sugjerojmë një recetë shumë të shpejtë e të thjeshtë. Mund ta gatuani në mëngjes apo pasdite për familjen tuaj.

Byrek i mbushur në formë lule

Receta e këtij byreku na ka ardhur nga një lexuese e rregullt e faqes tonë, Edona të cilën e falenderojmë. është me të vërtetë një byrek jo vetëm i shijshëm por edhe i bukur në pamje. Mund ta shërbejmë mbasdite për fëmijët ose për një aperitiv me miqtë. Jam e sigurt që të gjithë do të ngelen të kënaqur nga ky byrek. Në këtë rast ne e kemi mbushur me djathë e gjizë, por gjithsecili mund ta mbush sipas dëshirës e fantazisë.