Shampite – Ëmbëlsirë Kosovare

Shampite është një ëmbëlsirë klasike kosovare. Në ëmbëltoret e Kosovës mund ta gjeni me forma te ndryshme dhe sipër karamel apo çokollatë.

Shampite – Ëmbëlsirë Kosovare

Course: Dessert
Cuisine: Albanian
Keyword: embelsire
Sasia: 6 persona
Kalori: 260kcal

Përbërësit

  • 150 gram miell
  • 150 gram sheqer
  • 50 mL qumësht
  • 50 mL vaj
  • 4-5 lugë gjelle arra të grira
  • 7 kokrra vezë
  • 1 lugë e vogël sodë pluhur për pjekje

Për sherbetin

  • 500 gram sheqer
  • 100 mL ujë

Përgatitja

  • Për të përgatitur shampite në fillim ndajmë të bardhat e vezëve nga të verdhat.
  • Rrahim të verdhat e vezëve me sheqerin, pastaj i shtojmë me radhë asortimentet e tjera, si qumështin, vajin arrat.
  • Miellin e bashkojmë me sodën e bukës e sitim dhe e shtojmë nga pak e duke e përzier me kujdes.
  • Masën e hedhim në një tavë të lyer me vaj e me miell dhe e pjekim në furrë të nxehur me 200 gradë për 15 minuta.
  • Gjatë kohës që piqet pandispanja ne do të merremi me të bardhat e vezëve. Në një enë hedhim sheqerin dhe ujin dhe e vëmë në zjarre të ziejë sherbeti. Nëse keni termometër për kuzhinën, nuk duhet te kaloj mbi 110°C.
  • Ndërkohe rrahim të bardhat me dorë ose me ndihmën e një rrahësi elektrik. Pasi të bardhat bëhen një masë e trashë i hedhim sherbetin e vluar pak nga pak e duke e trazuar që të mos kristalizohet.
  • Kjo lloj përgatitje është tipike e meringës italiane. Më pas masën e të bardhave e hedhim në tavë sipër pandispanjës.
  • Tavën e vendosim në frigorifer për 2-3 ore, më pas e presim dhe e shërbejmë.
  • Pëlqeheni dhe shpërndajeni recetën në Facebook për miqtë tuaj.
shampite embelsire tradicionale kosovare

Receta kosovare mantia

Ju bëftë mirë nga Arti Gatimit

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Reçel mollë dhe dardhë

Reçeli i mollës me dardhe është një shoqërim ideal i pjatancave me djathëra të ndryshëm. Kombinimi me xhinxher sjell një shije origjinale dhe ndjenje freskie. Frutat është mirë të jene të stinës që të kenë më shumë lëng.

Mollë të kuqe

E kush nuk i mban mend mollët e kuqe, na kanë shoqëruar përgjatë fëmijërisë sonë. Përgatitja e mollëve të kuqe është një ide e shkëlqyer për ti tërhequr fëmijët në gatime të ndryshme dhe për ti shtyrë për të ngrënë fruta.

Buding me çokollatë

Këtë ëmbëlsirë mund ta përgatisim edhe një ditë përpara dhe e lemë në frigorifer derisa ta servirim. Budingun mund ta hedhim në një formë të vetme ose mund ta ndajmë në forma të vogla sa për një person.