Supe hithra është një ilaç për trupin. Shumë njerëz nuk e dinë se sa e rëndësishme është bima e hithrës për shëndetin .Ajo ndihmon në pastrimin e gjakut dhe përtëritjen e qelizave të gjakut.
Supë me hithra – Receta të shëndetshme
Sasia: 2 persona
Kalori: 230kcal
Përbërësit
- 1 dorë hithra
 - 2 qepë të njoma
 - 1 karotë
 - 1 lugë gjelle oriz
 - kopër
 - majdanoz
 - vaj ulliri
 
Përgatitja
- Në fillim lajmë përbërësit dhe i presim imët. Qepët i presim në formë rrethore dhe i kaurdisim në një enë të nxehur me 2 lugë vaj ulliri. Më pas në tenxhere hedhim ujin ,orizin dhe pak kripë.
 - Pasi orizi të ketë bërë gjysmë zierje ne tenxhere do të hedhim karotat dhe hithrat. E lemë të ziejë edhe 7-8 minuta. Në fund hedhim edhe erëzat. Supa shërbehet e ngrohtë dhe me bukë të thekur.
 - Hithra përdoret në disa mënyra. Sot dhamë recetën e përgatitjes së supe hithra. Nëse abonoheni në njoftimet e faqes, do të merrni receta gatimi të reja me te njëjtët përbërëse. Gjithashtu mund të lexoni edhe recetën pispili me lakra te egra.
 
