Biftek me mish të grirë

Bifteku përgatitet me mish tul, por kjo recetë biftek me mish të grirë është për tu provuar. Receta është mjaftë e shëndetshme dhe e thjeshte për tu përgatitur.

Biftek me mish të grirë

Prep Time20 minutes
Cook Time10 minutes
Total Time30 minutes
Course: Main Course
Cuisine: Global
Keyword: mish
Sasia: 4 persona
Kalori: 360kcal

Përbërësit

  • 800 gram mish i grirë viçi
  • 500 gram qepë
  • vaj ulliri
  • pak gjalpë
  • kripë
  • piper
  • majdanoz
  • një degë rozmarinë
  • dy gjethe sherebel

Përgatitja

  • Mishin mund ta grijmë vet duke zgjedhur pjesë pa shumë dhjamë ose mund ta porositim tek dyqani jonë i besuar. Marrim mishin e grirë, i hedhim kripë , piper dhe e trazojmë.
  • E ndajmë mishin e grirë në katër pjesë të barabarta duke i bërë pjesët rrethore me trashësi 1,5 – 2 cm.
  • Biftekun në formë hamburgeri i skuqim nga të dyja anët në tigan me vaj ulliri (dhe pak gjalpë) së bashku me rozmarinën dhe dy gjethe sherebel të cilat i japin aromë të këndshme mishit.
  • Në pjesët bosh të tiganit hedhim qepët e grira hollë dhe pak kripë.
  • I përziejmë herë pas here dhe i mbulojmë me kapak.
  • Pasi e shikojmë që qepa është skuqur i hedhim edhe dy lugë ujë. I lemë të ziejnë në zjarr të ulët derisa të shterojë ujë.
  • Biftek me mish të grirë është gati. Grim imët majdanozin dhe e hedhim sipër biftekut. Mund shërbehet i ngrohtë i shoqëruar me perime të ziera.

Ju bëftë mirë nga Arti Gatimit!

Këta lloj biftekësh përdoren edhe për përgatitjen e hamburger, recetën e te cilit e gjeni në faqen tonë. Abonohuni në njoftimet e faqes, do të merrni në inbox recetat e reja.

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Mish me qepe në furrë

Tava me mish e qepë është një pjatë e dytë që ia vlen ta provosh ta gatuash dhe ta shijosh në shoqërinë e familjes. Kjo recete gatimi me mish viçi është shumë i thjeshtë për tu bërë dhe nuk të merr shumë kohë.

Brinjë derri në furrë me patate

Brinjë derri në furrë me patate është një nga ato pjata që duhen provuar patjetër. Përveçse e shijshme është dhe e shpejtë në përgatitje. Mjafton ti fusësh në tavë gjithë përbërësit dhe rezultati është mëse i kënaqshëm. Zakonisht unë këtë pjatë e përgatis në ditët e ftohta, të shoqëruar me një gotë vere të kuqe të mirë, por gjithsecili është i lirë ta përgatisë kur të dojë.

Tavë me plëndës – Kuzhina shqiptare

Kuzhina shqiptare ka evoluar brez pas brezi duke u pasuruar dhe përmirësuar, mirëpo për sa u përket gjellrave tradicionale sikur kemi pak nostalgji. E tillë është edhe kjo tavë që do të paraqesim në këtë recetë. Një këshillë për amvisat e reja që duhet t'i gatuajnë e të mos i harrojnë recetat tradicionale.