Pekmez mëni

Përgatitja e pekmez mëni është një traditë e vjetër shqiptare. Pekmezi se bashku me një luge tahini, e benë mëngjesin plote shijë. Lexoni se çfarë ju nevojitet për një pekmez sa më cilësorë.

Pekmez mëni

Prep Time30 minutes
Cook Time5 minutes
Total Time35 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Albanian
Keyword: embelsire
Sasia: 4 vazo
Kalori: 240kcal

Përbërësit

  • 500 gram mëna
  • lëng limoni

Përgatitja

  • Për të marrë një pekmez mëni sa më të mirë, frutat e mënit duhet të jenë të pjekura plotësisht, duhet të heqim ato që mund të jenë prishur nga insektet. Për përgatitjen e pekmezit nuk duhet asnjë asortiment tjetër përveç mënave.
  • Mënat i lajmë e i kullojmë. Mënave duhet ti ndajmë lëngun nga brumi. Këtë proces mund ta bëjmë më një mikser kuzhine ose i shtrydhur dhe pastaj kaluar mbi një sitë.
  • Lëngun e përftuar të mënave, e vëmë të ziejnë në zjarr të ngadaltë për 30-40 minuta derisa ai të bëhet një lëng i plot. Cilësia e pekmezit varet shumë se kur e heqim nga zjarri. Përpara se ta heqim, hedhim në të pak lëng limoni.
  • Pekmezin e hedhim në vazo të sterilizuara dhe i ziejmë për 5 minuta në një enë me ujë. Vazot ruhen në vende pa dritë dhe lagështi. Kështu pekmez mëni mund të rrojë më gjatë.
  • Pekmez mëni përdoret edhe në përgatitjen e tortave apo ëmbëlsira të ndryshme. Na ndiqni në faqen tonë në rrjete sociale dhe abonohuni ne njoftimet e recetave te reja, se shpejti do të publikojmë edhe pekmez nga fruta te tjera.

Ju bëftë mirë nga Arti Gatimit

Mos harroni ta shpërndani recetën me pekmez meni ne rrjetet sociale si Facebook apo Pinterest!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Ëmbëlsirë Krokante me susam

Krokantja me susam e përgatitur në shtëpi është shumë herë më e mirë dhe e shijshme se ato që gjejmë në tavolinat e pazarit a supermarketit. Me një përgatitje shumë e thjeshtë, do të kemi një ëmbëlsirë të mirë.

Embëlsirë me çokollatë dhe amareta

Kjo është një ëmbëlsirë që hahet me lugë. Përgatitet me amareta, kakao, vezë, qumësht dhe e mbuluar sipër me karamel. Mund ta zbukurojmë me amareta sipër. Është me të vërtetë një ëmbëlsirë e shijshme që ia vlen mundimi i përgatitjes.

Ananas në zgarë

Ananasi në zgarë është një mënyrë ndryshe për të servirur këtë frut ekzotik. është shumë i thjeshtë për tu përgatitur, por në këtë mënyrë do të shijoni me të vërtetë një pjatë të veçantë.