Gjellë me qofte

Qoftet janë shumë të përdorura në kuzhinën shqiptare. Një version ndryshe nga recetat klasike është receta gjellë me qofte. Një pjatë e dytë shumë e shijshme dhe e thjeshtë për tu përgatitur.

Gjellë me qofte

Prep Time20 minutes
Cook Time39 minutes
Total Time59 minutes
Course: Main Course
Cuisine: Albanian
Keyword: gjelle
Sasia: 4 persona
Kalori: 240kcal

Përbërësit

  • 200 gr mish i grirë
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 lugë gjelle miell
  • 2 kokrra qepë
  • 2 karota
  • 1 spec
  • 1 kokërr domate e pjekur mirë
  • 1 lugë spec i kuq
  • vaj ulliri
  • piper
  • kripë

Përgatitja

  • Zgjedhja e mishit për qoftet është shumë e rëndësishme. Nëse dëshirojmë mund ta grijmë vet mishin duke përzier mish viçi dhe derri se bashku. Në këtë mënyrë qoftet do të jene akoma më të shijshme.
  • Për të përgatitur qoftet, në fillim në një enë hedhim mishin e grirë, hudhrën e shtypur imët, pak piper, kripë, pak miell dhe i trazojmë mirë. Marrim nga masa, sa një kokërr arrë i japim formë të rrumbullakët dhe i vendosim në një pjatë me miell. Vazhdojmë kështu për të gjitha qoftet. Më pas i vendosim për pak kohë në frigorifer.
  • Ndërkohë grijmë qepët hollë dhe i kaurdisim në një tenxhere me vaj ulliri. Sa të ulen pak qepët hedhim specin dhe karotat e prera. Më pas hedhim domaten e grirë në rende dhe një lugë spec. I lemë të kaurdisen pak dhe hedhim 500 ml ujë. I hedhim kripën, e mbulojmë me kapak dhe e lemë të ziejë në zjarr të ngadalshëm.
  • Pas disa minutash është koha të shtojmë qoftet e përgatitura. I vendosim me kujdes në tenxhere dhe e lëmë në zjarr për gati 20 minuta të tjera. Zjarri duhet të jetë i ngadalshëm. Gjellë me qofte është gati. Në pjatën e servirjes i hedhim erëza të freskëta nëse dëshirojmë.

Receta për gjelle me bamje

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Mish pule me kos

Pula me kos është një nga ato recetat që ju këshillojmë ta provoni një herë e që patjetër do ta gatuani gjithmonë. Mishi i pulës i gatuar me kos është një alternativë e recetava të shumta që ekzistojnë për të gatuar këtë lloj mishi. Në këtë recetë ne kemi shtuar disa erëza por nëse nuk ju pëlqejnë mund të mos i shtoni. Hidhini kosit erëzat që preferoni më shumë.

Gjellë me qepë të njoma dhe Mish Qengji

Një recetë e thjeshtë gjellë me qepë të njoma dhe mish qengji. Dhe pse bukuria dhe shija e mishit të qengjit është pjekja në hell ose në skarë. Mishi i qengjit ofron përfitime shëndetësore të njëjta me mishin e viçit dhe duhet të konsiderohet si mish i kuq.

Brinjë derri në furrë me patate

Brinjë derri në furrë me patate është një nga ato pjata që duhen provuar patjetër. Përveçse e shijshme është dhe e shpejtë në përgatitje. Mjafton ti fusësh në tavë gjithë përbërësit dhe rezultati është mëse i kënaqshëm. Zakonisht unë këtë pjatë e përgatis në ditët e ftohta, të shoqëruar me një gotë vere të kuqe të mirë, por gjithsecili është i lirë ta përgatisë kur të dojë.

Kofshë gjel deti me kërpudha

Kjo recetë është një recetë e veçantë dhe shumë e mirë. Zakonisht kjo kofshë gatuhet në furrë me erëza të ndryshme dhe e shoqëruar me patate furre. Ky variant që ne sjellim është i thjeshtë për tu gatuar. Ne i kemi pjekur në tenxhere presioni për të përgjysmuar kohën, por nëse ju nuk keni në dispozicion një të tillë, mund ti piqni në një tenxhere të thjeshtë.