Krostat me krem limoni

Jo vetëm për dashamirësit e limonit, krostat me krem limoni ka një shije delikate dhe shume aromatike. Kjo ëmbëlsirë me krem mund të përgatitet me brumin frolla në pak minuta.

Krostat me krem limoni

Prep Time25 minutes
Cook Time40 minutes
Total Time1 hour 5 minutes
Course: Dessert
Cuisine: French
Keyword: embelsire
Sasia: 6 persona
Kalori: 230kcal

Përbërësit

Përbërësit për brumin

  • 200 gr miell
  • 80 gr gjalpë
  • 75 gr sheqer
  • 1 vezë
  • vanilje
  • lëkura e një limoni

Përbërësit për kremin

  • 2 limona biologjik
  • 30 gr niseshte
  • 40 gr gjalpë
  • 120 gr sheqer
  • 200 ml ujë
  • 2 të verdha vezë
  • kripë

Përgatitja

  • Në fillim përgatitim brumin frolla. Në një enë rrahim gjalpin dhe sheqerin. Për këtë proces mund të kryejmë edhe me robot kuzhine. Shtojmë më pas vezën dhe lëkurën e limonit.
  • Në hapin e fundit të përgatitjes së brumit për krostat me krem limoni shtojmë miellin. Miellin e kemi situr më parë dhe e përziejmë vetëm pak çaste me dorë. Brumin e hapim me okllahi dhe e vendosim të pushojë në frigorifer për të paktën 20 minuta. Ndërkohë përgatisim kremin e limonit.
  • Në një enë vendosim sheqerin dhe ujin në zjarr. Shtrydhim lëngun e dy limonëve dhe e shtojmë të shurupi që po vlon. Hedhim edhe niseshtenë duke e situr dhe e heqim nga zjarri. Shtojmë duke e rrahur të verdhat e vezës së bashku me gjalpin në temperaturë ambienti. hedhim dhe pak kripë. Pasi e kemi përzierë mirë masë e lëmë mënjanë dhe vazhdojmë më pjekjen e petës frolla.
  • Marrim brumin që përgatitëm dhe e vendosim në tavën e pjekjes ku kemi shtruar një letër kuzhine. Tava që kemi përdorur është rreth 28 cm dhe me bordurë. Petën e shpojmë në shumë vende me pirua. I vendosim sipër një letër kuzhine, sipër letrës e mbushim me oriz apo fasule, që do të shërbejnë si kundërpeshë, dhe e futim në furrë të para ngrohur në 180°C për 10 minuta. Pasi piqet peta heqim letrën sipër dhe e lemë të ftohet.
  • Në hapin final hedhim kremin e limonit qe kemi përgatitur sipër petës.
  • Krostatën me krem limoni e pjekim në furrë të para ngrohur në 170°C për 30 minuta. Pasi është pjekur e lënë të ftohet.
  • Krostat me krem limoni është gati. E presim në pjesë dhe e pudrosim me sheqer pluhur kur e shërbejmë.

Ju bëftë mirë nga Artigatimit!

Ju pëlqeu kjo recetë?

Komentoni më poshtë dhe shpërndajeni për miqtë tuaj. Përshtypjet tuaja janë shumë të vlefshme.

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Video Receta – Shëndetlie Shqiptare

Tashmë e keni akoma më të lehtë për të përgatitur recetën e shëndetlisë. Në këtë video recetë, do të ndiqni hapat si të përgatisni me sukses ëmbëlsirën shumë të njohur shqiptare. Në vijim kemi shkruajtur të gjithë përbërësit që duhen për ëmbëlsirën e shëndetlisë.

Receta për Xupa

Xupa është një ëmbëlsirë shumë e njohur në vendin tonë. Përgatitja është shumë e thjeshte dhe me përbërës që gjenden fare lehtë. Pasi të keni provuar version bazë, përdorni fantazinë për të shtuar përbërës të tjerë.

Krem gjalpi

Kremi i gjalpit është shumë i përdorur në pastiçeri. Ky lloj kremi përdoret për të mbushur torta të ndryshme, ëmbëlsira të vogla siç janë cupcake ose ato pastat e vogla që ishin shumë të përhapura në Shqipëri përpara shumë vitesh.

French Macarons – Receta Baze

French Macaron janë ëmbëlsira të vogla me origjinë franceze. Këto ëmbëlsira përgatiten me pak përbërës, me bazë meringe, miell bajamesh, të bardha veze dhe sheqer pluhur. Ajo që i bën të veçanta është se mund të kenë ngjyra të shumëllojshme si dhe shije të ndryshme.

Petulla Amerikane Pancakes me boronica

Një version tjetër i petullave amerikane, kësaj radhe pancakes me boronica. Këto ëmbëlsira janë të përdorura për një mëngjes të shijshëm dhe të thjeshtë. Pancakes me boronica shtuar sipër shurup panje dhe boronica janë akoma edhe më të shijshme