Gjellë me qepë të njoma dhe Mish Qengji

Një recetë e thjeshtë gjellë me qepë të njoma dhe mish qengji. Dhe pse bukuria dhe shija e mishit të qengjit është pjekja në hell ose në skarë. Mishi i qengjit ofron përfitime shëndetësore të njëjta me mishin e viçit dhe duhet të konsiderohet si mish i kuq.

Gjellë me qepë të njoma dhe Mish Qengji

Prep Time10 minutes
Cook Time25 minutes
Total Time35 minutes
Course: Main Course
Cuisine: Albanian
Keyword: gjelle
Sasia: 4 persona
Kalori: 230kcal

Përbërësit

  • 1 kg mish qengji
  • 500 gr qepë të thata
  • 800 gr qepë të njoma
  • 5 thelpinj hudhër
  • 1 lugë gjellë miell
  • pak spec të kuq
  • kripë
  • piper
  • kopër
  • rozmarinë

Përgatitja

  • Për të përgatitur gjellë me qepë të njoma dhe mish qengji, si fillim mishin duhet ta presin në copa mesatare. Pastrojmë qepët e thata dhe i grijmë imët. Mishi dhe qepët e thata kaurdisen me vaj ulliri në një tenxhere, derisa mishi të marri ngjyrë të kuqe të hapur. Hedhim hudhrat, specin, dhe i kaurdisim pak së bashku.
  • Më pas hedhim qepët e njoma të pastruara, të lara dhe të prera në forma cilindrike me gjatësi rreth 1 cm. E kaurdisim masën për gati 2 minuta dhe i hedhim ujin e nxehtë, gati sa të mbulojë gjithë masën.
  • E rregullojmë gjellën me kripë, piper pak rozmarinë dhe e lemë të ziejë në zjarr të ngadalshëm për rreth 15 minuta. Në qoftë se gjella del shumë e lëngshme hedhim një lugë miell të tretur në qumësht. Pas kësaj e lemë dhe pesë minuta të ziejë.
  • Gjellë më qepë dhe mish qengji është gati, e servirim në pjata duke e rregulluar me piper dhe kopër sipas dëshirës.

Lexoni gjithashtu recetën për mish qengji në furrë, brinjë qengji në zgarë ose qepë të ëmbla.

Ju bëftë mirë nga Artigatimit

4 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Shishqebap me mish derri e perime

Shishqebapi përgatitet në mënyra të ndryshme. Mund ta përgatisim me mish derri, qengji, pule epo viçi të njomë. Ne, në këtë recetë i kemi përgatitur edhe me perime e salsiçe të freskëta. Shishqebapi përgatitet në çast, në momentin që do ta shërbejmë, pasi i ftohtë nuk ka shumë shije. Mishi i përgatitur shkohet në shufra druri ose metalike ose në degë dafine apo rozmarine, ( këto të fundit i japin akoma më shumë shije) dhe piqet në skarë apo mbi prush.

Rolé të vogla mishi me kunguj e proshutë

Këto rolè të vogla janë me të vërtetë të shijshme, dhe i pëlqejnë si të mëdhenjve edhe fëmijëve. Kjo është një pjatë e dytë, e thjeshtë dhe e mirë, e cila bëhet me feta mishi të mbledhura brenda me kunguj dhe proshutë. Këto rolè mund të përgatiten edhe një ditë më parë, i lemë në frigorifer dhe i skuqim në momentin kur ti servirim.

Mish pule me portokalle

Kjo pjatë është një pjatë e lehtë dhe e shëndetshme. Mishi i bardhë i kraharorit të pulës është shumë i mirë nëse gatuhet në mënyrën e duhur. Ky mish është i këshillueshëm edhe për fëmijët e vegjël. Kjo recetë e shpejtë është e përshtatshme edhe për ta. Mjafton pak mish i bardhë dhe portokalle dhe në pak minuta do të keni një pjatë të shijshme.

Salcë kima

Kima (ose e quajtur tjetër ragu) është një salcë me bazë mishi të grirë, të cilën mund ta përdorim për ta përzier me makarona, oriz, perime të ndryshme, etj. Kjo lloj salce kërkon pak kohë në zierje, por përfundimi ia vlen mundimin e bërë.