Bombica

Ka disa mënyra për përgatitjen e bombica, por kemi sjellë një recetë të thjeshtë dhe të shijshme. Produktet mund ti gjeni në super market BigMarket, përfshire dhe kakaon biologjike.

Bombica

Prep Time25 minutes
Cook Time15 minutes
Resting2 hours
Total Time2 hours 40 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Global
Keyword: embelsire
Sasia: 10 persona
Kalori: 247kcal

Përbërësit

  • 200 gr biskota
  • 50 gr gjalpë
  • 35 gr kakao Bio nga Big Market
  • 120 gr miell arrë kokosi
  • 100 ml panna e freskët ajkë qumështi
  • 60 gr sheqer pluhur

Përgatitja

  • Për të përgatitur bombica si fillim duhet të grijmë biskotat. Mund ti grijmë në robot kuzhine ose mund ti fusim në një qeskë kuzhine dhe i shtypim imët.
  • Në një enë hedhim gjalpin së bashku me sheqerin pluhur. Duhet ti rrahim derisa të përftojmë një masë në formë kremi. Shtojmë më pas dhe biskotat e grira dhe rreth 75 gr nga mielli i arrës kokosit. E trazojmë masën dhe me pas shtomë kakao se bashku me ajkën e qumështi (panna).
  • Përziejme masën dhe me pas e lemë të pushoj në frigorifer për të paktën 15 minuta.
  • Masa për bombica është gati, me ndihmën e një luge marrim pjesë dhe formojmë toptha të vegjël. I kalojmë më pas në miellin e arrës së kokosit. Vazhdojmë kështu për të gjithë masën e ngelur.
  • Bombicat duhet ti lëmë të pushojnë në frigorifer për të paktën 2 orë. I shërbejmë duke shoqëruar kafe ose pasdite mes miqsh.

Receta për bombica me banane

Ju bëftë mirë!

*Të gjithë përbërësit i gjeni në supermekatin BigMarket!

5 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Akullore me luleshtrydhe dhe kos

Një recetë verore fantastike, akullore me luleshtrydhe e kos përgatitur në shtëpi. Akullore shumë e butë dhe shija e freskët e luleshtrydheve të bëjnë për vetë. Duhet ta provoni këtë recetë për akullore te bere në shtëpi.

Cheesecake me kos e manaferra – Pa pjekje

Receta për cheesecake me kos pa pjekje dhe me manaferra është mjaft e veçante dhe me një shije delikate. Kjo ëmbëlsirë nuk ka nevoje për pjekje, pasi nuk përmban miell edhe as vezë. Mjafton të ruhet në frigorifer pas përgatitjes. Le të shikojmë si gatuhet ëmbëlsira cheesecake.

Kek i thjeshtë

Këtë recetë për kek e ka dërguar një admiruese faqes ArtiGatimit dhe që e falënderojmë pa masë. Nisur nga titulli, kek i thjeshte, mund të përgatitet në një kohë të shkurtër dhe rezultati është mahnitës. Ja se çfarë na duhen.

Pufka (Meringa)

Meringat ose pufkat siç i njohim ne janë ëmbëlsira si shkumë të përgatitura me të bardhën e vezës. Për herë të parë këto ëmbëlsira i përgatiti një pastiçier zvicerian nga provinca e Meiringen, nga i cili vjen edhe emri i tyre (meringa).