Pulë në tavë me patate

Pulë në tavë me patate është një nga ato pjatat tipike të fundjavës. Ky kombinim është i përsosur dhe shume i shijshëm. Edhe erëzat në këtë recetë mund të jenë nga më të ndryshmet. Le të shikojmë hapat për përgatitjen e kësaj pjate.

Pulë në tavë me patate

Prep Time20 minutes
Cook Time40 minutes
Total Time1 hour
Course: Main Course
Cuisine: Albanian
Keyword: gjelle
Sasia: 4 persona
Kalori: 350kcal

Përbërësit

  • 1 pulë fshati
  • 1 kg patate
  • 5 kokrra domate
  • 3 thelpinj hudhër
  • kripë
  • piper i zi
  • piper i kuq
  • rozmarinë
  • 100 ml verë e bardhë
  • 100 ml vaj ulliri

Përgatitja

  • Për të përgatitur pulë në tavë me patate, duhet të zgjedhim një pulë fshati. Pasi ta kemi pastruar e lajmë mirë. E fshijmë me një pecetë më pas e përcëllojmë pak në flakën e zjarrit për të djegur disa pushra që mund të ketë pula mbi lëkurë.
  • Pulën e presim në thela. Më pas lajmë patatet, domatet dhe i presim në format që dëshirojmë. Patatet dhe thelat e pulës i hedhim në tavë, duke shtuar hudhrat dhe gjethe rozmarine.
  • Në një enë hedhim vajin, piperin e zi, piperin e kuq, kripën dhe e përziejmë. Këtë përzierje do ta hedhim me lugë në të gjithë sipërfaqen e tavës së bashku me verën e bardhë.
  • Tavën e pjekim në furrë të parangrohur në temperaturën 200° për 35-40 minuta.
  • pulë në tavë me patate është gati, e shërbejmë mishin e pulës në pjatë të shoqëruar me patate.

Receta për pulë me oriz në tavë ose pulë e mbushur.

Ju bëftë mirë!

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Kordhëza në tavë

Receta gatimi tradicionale, kordhëzat të gatuara në furrë, me një salcë domatesh dhe erëza janë një pjatë shumë e shijshme. Vështirësia qëndron vetëm në pastrimin e tyre dhe lidhjen e tyre gërshet.

Pulë në furrë me patate

Pula në furrë me patate është një nga pjatat klasike që mund të gatuhet më shpesh.Mishi i pulës është i lehtë dhe i gatuar mirë është dhe shumë i shijshëm. Kjo është një recetë shumë e thjeshtë, mjafton të vendosësh pulën të lyer me erëza në furrë. Kjo pjatë është shumë e pëlqyer edhe nga fëmijët.

Pulë me perime

Mishi i pulës mund të gatuhet në mënyra nga më të ndryshmet. Në këtë recetë ne e kemi sjellë të gatuar me perime të ndryshme. Kjo është një pjatë shumë e shijshme dhe jo shumë e vështirë në përgatitje.