Sufllaqe përgatitur në shtëpi

Kur të vete mendja për Sufllaqe përgatitur në shtëpi. Duke parë se dhe recetën për pite për sufllaqe e gjeni në faqen tonë gjithashtu me salcën tzatziki, si mendoni sikur të përgatisim këto sufllaqe kaq të shijshme në shtëpi.

Sufllaqe përgatitur në shtëpi

Prep Time20 minutes
Cook Time20 minutes
Total Time40 minutes
Course: Snack
Cuisine: Mediterranean
Keyword: antipaste
Sasia: 2 persona
Kalori: 360kcal

Përbërësit

  • 300 gr mish derri ose pule
  • 200 gr patate
  • 1 kokërr domate pomodorini
  • 1/2 sallator
  • 1/2 qepë
  • 2 lugë gjelle salcë tzatziki salcë kosi
  • piper i bardhë
  • rigon
  • kripë
  • vaj ulliri

Përgatitja

  • Lajmë mishin dhe e presim në forma drejtkëndore. Sipas preferencës mund të përdorim mish derri ose mish pule, pjesën e bardhë. Mishin e kaurdisim në një enë me pak vaj ulliri.
  • Pasi mishi ka marrë ngjyrën e zverdhur i shtojmë 1/2 gotë ujë, pak kripë dhe e lemë sa të mpikset uji.
  • Më pas qërojmë patatet dhe i skuqim ne një enë me vaj ulliri. Domatet,sallator dhe qepë i presim në forma gjatësore. Mund të përdorim edhe pomodorini. Mbushja e sufllaqes është gati.
  • Pasi janë bërë gati të gjithë përbërësit fillojmë mbushjen për sufllaqe përgatitur në shtëpi.
  • Marrim piten dhe lyejmë me salcë tzatziki, sipër vendosim patatet, perimet, mishin dhe e mbështjellim në formë hinke.
  • Për të mos u hapur sufllaqa e mbështjellim me letër dhe i vendosim nëpër pjata.
  • Sufllaqe përgatitur në shtëpi është gati. Shoqërojeni me një pije të ftohtë.

Ju bëftë mirë!

8 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Rrepa turshi

Rrepat turshi kanë një shije majhoshe sepse ëmbëlsia e tyre lidhet bukur me thartësinë e uthullës. Të përgatitura në këtë mënyrë kemi një pjatë të shijshme që shkon shumë me pjatanca djathrash o sallamrash të ndryshëm.

Vezë në kulaç

Kjo është një recetë e bukur dhe e shijshme pa diskutim që përgatitet me rastin e Pashkëve dhe jo vetëm. është një tortë e kripur, e mbushur brenda me djathra të ndryshëm e salçiçe. Sipas dëshirës dhe shijeve mund ta mbushim brenda edhe me proshutë, sallam, kunguj të vegjël, etj. Përgatitja nuk është shumë e vështirë, por duhet pak kohë për brumin. Përfundimi i këtij kulaçi ia vlen mundimin e bërë. Të gjithë do të ngelen të kënaqur.