Panine me fara kia të buta dhe të shijshme

Panine me fara kia shumë të shijshme dhe të buta. Këto panine të përgatitura në shtëpi janë ideale dhe për ti mbushur. Mjafton ti prisni në mes dhe të shtoni proshutë apo feta djathi.

Panine me fara kia

Prep Time20 mins
Cook Time30 mins
Resting20 mins
Total Time1 hr 10 mins
Course: Bread
Cuisine: Global
Keyword: petulla
Sasia: 6 persona
Kalori: 230kcal

Përbërësit

  • 500 gr miell
  • 3 kokrra vezë
  • 200 ml kos
  • 100 ml vaj
  • 1 pako pluhur për fryrje
  • fara kia chia
  • kripë

Përgatitja

  • Në një enë qelqi hedhim 2 vezë, shtojmë kosin, vajin i përziejmë dhe shtojmë miellin të bashkuar me pluhurin pjekës për fryrje. E trazojmë brumin sa të bashkohen masat, shtojmë pak kripë dhe më pas brumin e hedhim në tavolinën e punës duke e punuar për gati 10 minuta.
  • Brumin e ndajmë në toptha, i punojmë pak topthat me dorë duke i dhënë formën e panineve. Topthat e punuar i vendosim në një tavë ku kemi shtruar një letër kuzhine. I mbulojmë me një pecetë dhe i lemë të pushojnë për 20 minuta.
  • Në një enë qelqi rrahim një vezë dhe i lyejmë paninet sipër me anë të një furçe. Sipër i spërkatim me fara kia.
  • Tavën me panine me fara kia e futim në furrë të nxehur në 200°C për 20 -25 minuta.
  • Paninet i lemë edhe 10 minuta në furrë të fikur.
  • Panine me fara chia (kia) janë gati. I shërbejmë të mbushura ose të ngrohta siç janë.

Receta për panine me çokokrem, pogaca – panine për mëngjes ose panine për hamburger.

Ju bëftë mirë!

52 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Recipe Rating




You May Also Like