Makarona, Receta për Fëmijë
3 komente

Makarona të shkurtra me domate

makarona-te-shkurtra-me-domate-d

Këto makarona janë një pjatë e shëndetshme për fëmijët dhe jo vetëm. Janë një pjatë e shpejtë për tu gatuar. Mjaftojnë pak përbërës dhe në pak minuta do të kemi një pjatë të shijshme.


Përbërësit për Makarona të shkurtra me domate

    Përbërësit për 2-3 persona

  • 150 gr makarona të shkurtra (tipi penete)

  • 2-3 domate

  • 1 qepë të vogël

  • pak borzilok

  • pak vaj ulliri

  • pak kripë

  • pak djathë parmixhan i grirë

Përgatitja

Mbushim me ujë një tenxhere dhe e vemë të ziejë. Kur uji të fillojë të ziejë i hedhim kripë dhe hedhim makaronat. Ndërkohë që makaronat zihen, përgatisim salcën. Në një tigan hedhim pak vaj dhe grijmë hollë qepën. E kavërdisim pak dhe hedhim dhe domatet e grira në rende. Shtojmë pak kripë dhe gjethe borziloku. Mbulojmë tiganin me kapak dhe e lemë të ziejë me zjarr shumë të ulët. Kullojmë makaronat dhe i bashkojmë me salcën në tigan. Makronat i shërbejmë të ngrohtë dhe sipër i hedhim parmixhan të grirë.

Ju bëftë mirë

3 Comments

  1. merlia says

    uaaau makaronat me te shijshme qe kam provuar ndonjehere bravo arti gatimi<3

Shkruani komentin tuaj - Komente