Brumë për pica

ads

Brumi për pica është një nga ato përgatitjet bazë me të cilat mund të përgatisim çdo lloj pice, tamam siç i shijojmë në piceri.

Përbërësit për Brumë për pica


  • 1 kg miell

  • 6-7 lugë vaj ulliri

  • pak kripë

  • 50 gr maja birre

  • 2 lugë sheqer

  • 10-15 gr kripë

  • 1 gote ujë

Përgatitja

Në një gotë hedhim majanë e birrës dhe sheqerin, i shkrijmë me pak ujë të vakët. Në një enë të madhe hedhim miellin e në mes të tij shtojmë gotën me ujë e majanë e shkrirë. I trazojmë mirë. Në një gotë tjetër hedhim kripë, vaj ulliri dhe pak ujë të vakët, i trazojmë mirë derisa të shkrihet kripa. E bashkojmë edhe këtë me miellin. Fillojmë të zëmë brumin. Shtojmë akoma ujë nëse është e nevojshme. Vazhdojmë të ngjeshim brumin me dorë derisa të kemi arritur një masë homogjene. Mund ta vazhdojmë këtë proçes mbi dërrasën e punës. Më pas e vendosim përsëri në enë dhe e mbulojmë me një pecetë të pastër. E lemë në këtë mënyrë përreth dy orë. Duhet të kemi kujdes që enën mos ta lemë në korrent ajri. Pasi kanë kaluar rreth dy orë do të shohim se masa e brumit është dyfishuar. Tashmë brumi është gati për tu hapur e për të bërë picën. Mund ta mbushim me përbërësit që dëshirojmë.

ads

+ 5 Komente

  1. Pingback: Pica me salçiçe e domateArtiGatimit.com | ArtiGatimit.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>