Mish, Oriz
13 komente

Tavë balte

tave-balte-recete-gatimi-arti_gatimit-receta-shqip-falas-fotografi-02

Tava e baltës është një pjatë shumë e njohur në Shqipëri e jo vetëm. Mishi i pjekur në tavë prej balte merr një shije e një aromë të mrekullueshme.
Në adresën e email të www..artigatimit.com kanë ardhur shumë kërkesa nga lexuesit e faqes tonë për recetën e tavës së baltës. Më poshtë do të gjeni recetën e kësaj pjate të shijshme.

Përbërësit për Tavë balte


  • 500 g mish viçi

  • 1 kg qepë

  • 4-5 thelpinj hudhre

  • 1/2 speca

  • pak vaj ulliri

  • 2-3 domate të kuqe

  • pak kripë, piper

  • 2 gjethe dafine

  • pak kanellë (sipas dëshirës)

  • 1-2 lugë gjelle uthull

  • pak spec djegës

Përgatitja

Në një tigan të madh skuqim qepën e prerë në feta, shtojmë edhe specin e prerë hollë. I kapërdisim për disa minuta derisa qepa të jetë zbutur e të ketë marrë një ngjyrë të verdhë. Më pas shtojmë edhe mishin e prerë në copa. E trazojmë me ngadalë derisa të ketë marrë ngjyrë.

Hedhim mbi të uthullën dhe e lemë derisa ta thithë gjithë mishi.

Ndërkohë grijmë me rende domatet dhe i hedhim mbi mish. Shtojmë erëzat me radhë, hudhrën e grirë hollë, piperin, specin djegës, gjethet e dafinës, kanellën dhe kripën.

Mbulojmë enën me kapak dhe e lemë derisa domatja të jetë shkrirë komplet. Mishi do të jetë zbutur, (nëse shikojmë që mishi nuk është zier mirë mund të shtojmë pak brodo mishi dhe e lemë të ziejë akoma).
Më pas hedhim masën e përgatitur në tava balte të vogla.

Vendosim tavat në furrë të nxehur paraprakisht 250°C përreth 25 minuta. ( Do të ishte ideale nëse tavat do të piqeshin në furrë me dru, shija e tyre do të ishte e mrekullueshme).

I shërbejmë tavat të nxehta me bukë të thekur.

Ju bëftë mirë nga ArtiGatimit!

13 Comments

  1. mete says

    Jeni te mrekullushem,ju falenderoj per recetate kendshme qe po na tregoni.ju uroj shum suksese ne te ardhmen.;)

  2. katia hasa ramadani says

    Do ta bej se eshte shum e mire ishallame del dhe mua e mire:-):-)

  3. Emma says

    Shum e shijshme tava dhejes. Po mundohem te gjej taven tironse me te brendshe po nuk e pash

  4. Mira says

    Flm per receten, duket shume e shijshme.Me mori uria vetem duke e pare :-) Kam vetem nje gje te vogel, mos i hidhet gje edhe gjize??

  5. Nela says

    Te receta TAVE DHEHU keni harruar te permendi masen e gjizes.
    Flm

  6. andi says

    me falni po me duket ka nje gabim te vogel aty thuhet 1 kg qep po nuk behet si mish me qep ne vend te taves????po gjiza nuk i hidhet???sipas mendimit tim keni gabuar recet kjo recet nuk esht per tave balte

Shkruani komentin tuaj - Komente