Krem gjalpi

Kremi i gjalpit është shumë i përdorur në pastiçeri. Ky lloj kremi përdoret për të mbushur torta të ndryshme, ëmbëlsira të vogla siç janë cupcake ose ato pastat e vogla që ishin shumë të përhapura në Shqipëri përpara shumë vitesh.

Krem gjalpi

Përbërësit

  • Për 300 gr krem gjalpi

  • 175 gr gjalpë duhet të jetë në temperaturë ambienti
  • 150 gr sheqer
  • 50 ml ujë
  • 6 të verdha vezësh
  • pak vanilje pluhur

Përgatitja

  • Si fillim hedhim sheqerin në një tenxhere me fund të trashë. Shtojmë edhe ujin. I vendosim në zjarr të ngadaltë duke i trazuar vazhdimisht. Duhet ta lëmë në zjarr derisa sheqeri të arrijë temperaturën 120°C.
  • Ndërkohë hedhim në një enë vezët dhe fillojmë ti rrahim me rrahësin elektrik. Hedhim ngadalë shurupin e sheqerit duke vazhduar ti rrahim derisa përbërja të jetë ftohur. Më pas shtojmë edhe gjalpin e vaniljen. Vazhdojmë ti rrahim mirë derisa të arrijmë një krem të vërtetë.
  • Vendosim kremin e gjalpit në frigorifer deri në momentin që do ta përdorim.
Kremi i gjalpit është gati për përdorim. Vizitoni hapësirën e Embëlsirave për të lexuar recetat ku mund ta aplikoni.

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Kek i thjeshtë

Këtë recetë për kek e ka dërguar një admiruese faqes ArtiGatimit dhe që e falënderojmë pa masë. Nisur nga titulli, kek i thjeshte, mund të përgatitet në një kohë të shkurtër dhe rezultati është mahnitës. Ja se çfarë na duhen.