Kos i Bardhë

Fermentimi i qumështit mund të jetë një nga teknikat më të vjetra. Shume amvisa e kanë lëne bërjen e kosit ne shtëpi me futjen në masë të produkteve bulmetit në treg. Por jo përherë konsistenca e këtyre produkteve është ajo qe ne kërkojmë. Kjo është një nga arsyet që po ju tregoj disa sekrete të teknikes së zënies së kosit.

Kos i Bardhë

Përbërësit

  • 1 litër qumësht
  • 100 gr kos

Përgatitja

  • Si fillim duhet të nxirrni kosin nga frigoriferi disa orë më parë, në këtë mënyrë arrin temperaturën e ambientit. Kjo për arsye pasi fermentet janë shume delikate ne luhatjet e temperaturës.
  • Në fillim mund të blini një vazo kos ne treg, herët e tjera mund të përdorni kosin tuaj. Vini qumështin në zjarr në një enë inoksi. Për hapin me pas ju duhet një termometër ushqimor. Kjo pasi siç e thamë, fermentet janë shumë delikat në luhatje të temperaturës. Në temperatura shumë të larta apo shumë të ulëta ata vdesin. Pas shume provash temperatura ideale për të bërë kosin është 45°C.
  • Ndërkohë që qumështi arrin procesin e vlimit, hiqeni nga zjarri dhe e lini të ftohet deri ne temperaturën 45°C. Herë pas here mund ta monitoroni me termometrin.
  • Në një termus hidhni dy luge gjelle kos dhe hapeni mirë në sipërfaqe. Pasi qumështi te ketë temperaturën e kërkuar hidheni atë pjesë pjesë në termus duke e trazuar vazhdimisht.
  • Mbylleni me kapak dhe vendoseni në një vend ku nuk ka lëvizje apo vibracione. Lëreni për rreth 7-8 ore nëse doni një kos vërtet te dendur ne konsistence.
  • Futeni ne frigorifer për disa ore para se ta shërbeni. Shoqëroheni me disa arra të qëruara dhe pak mjaltë.

Notes

Përgatitja

Ju bëftë mirë nga ArtiGatimit.com

1 Shares
1 comment
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Si të pastrojmë angjinaren

Angjinarja është një perim i pasur me fibra që ndihmon në uljen e kolesterolit. Ka pak kalori. Me të mund të përgatisim pjatanca të ndryshme. Pastrimi i angjinares, në të kundërt të asaj që mund të mendohet, është një përgatitje e thjeshtë. Me pak kohë e durim do të arrini në një përfundim të kënaqshëm.

Panine me qumësht pluhur

Përgatitja për panine me qumësht pluhur mund të duket recetë e komplikuar por hapat qe kemi shpjeguar në ketë recetë janë shumë të thjeshta. Paninet dalin të buta dhe të shijshme, një aromë delikate qe mund tu shoqërojë çdo mëngjes.

Çfarë është Maja Natyrale?

Në këtë artikull do të mësoni më shumë rreth Maja Natyrale të përgatitur në shtëpi. Përgatitja në shtëpi sugjerohet sepse ju jep një rezultat fantastik në produktet e përdorura dhe sigurisht është shumë e shëndetshme.

Panine me qumësht

Paninet e përgatitura me qumësht kanë një shije të veçantë, janë të buta e pëlqehen nga të gjithë sidomos nga fëmijët. Me masat që kemi dhënë mund të përgatisni panine si në rastin tonë, ose mund të bëni forma të ndryshme buke si gërshet ose një formë të vetme.