Supë Krem me Rrepa te Kuq

Kjo supë është shumë e mirë si për të rriturit ashtu edhe për fëmijët. Mjaftojnë pak përbërës dhe do të kemi një pjatë të shëndetshme për të gjithë familjen.

Supë Krem me Rrepa te Kuq

Sasia: 0

Përbërësit

  • Përbërësit për 4-5 persona

  • 5-6 rrepa te kuq
  • 1 qepë të kuqe
  • 1 patate
  • pak vaj ulliri
  • pak kripë
  • 3-4 lugë kos

Përgatitja

  • Pastrojmë rrepat, i heqim gjethet e sipërme dhe i qërojmë. Pasi i kemi qëruar të gjithë, i presim në copa të vogla. Qërojmë po ashtu edhe pataten dhe e presim në copa.
  • Në një tenxhere hedhim pak vaj dhe qepën e grirë. E kavërdisim pak e pastaj shtojmë pataten dhe panxharin. I mbulojmë me ujë, i hedhim kripë dhe i lemë të ziejnë në zjarr të ngadaltë.
  • Pasi janë zier e lemë të ftohet pak dhe më pas i grijmë me grirësin elektrik derisa të arrijmë të kemi një masë si krem.
  • Pastaj supën e hedhim në pjata dhe kur i shërbejmë sipër i hedhim nga një lugë kos dhe pak vaj ulliri. Mund të shoqërohet edhe me copa. buke të thekur.

Notes

Ju bëftë mirë!

0 Shares
2 comments
  1. E kam pergatitur nje here kete supe Kreme me rrepa te kuqe por askush nuk e pelqeu. Dua te di si te eliminoj eren e tokes tek supa. Faleminderit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Tavë me bathë e kumbulla

Batha, kjo bimë bishtajore është e përbërë pothuajse e gjitha nga ujë dhe në pjesë të vogla nga karbohidrate, proteina e fibra. është e pasur me kripëra minerale e vitamine të grupit B. Midis të gjitha bishtajoreve të tjera, bathët janë të vetmet që kanë më pak kalori. Receta që ne sjellim është e thjeshtë dhe me një shije të veçantë sepse është ndërthur ëmbëlsia e kokrrave të bathës së freskët me thartësinë e kumbullës.

Byrek i mbushur në formë lule

Receta e këtij byreku na ka ardhur nga një lexuese e rregullt e faqes tonë, Edona të cilën e falenderojmë. është me të vërtetë një byrek jo vetëm i shijshëm por edhe i bukur në pamje. Mund ta shërbejmë mbasdite për fëmijët ose për një aperitiv me miqtë. Jam e sigurt që të gjithë do të ngelen të kënaqur nga ky byrek. Në këtë rast ne e kemi mbushur me djathë e gjizë, por gjithsecili mund ta mbush sipas dëshirës e fantazisë.