Krem Karamel

Krem Karamel (sq), Crème caramel, flan apo caramel custard është një ëmbëlsirë me një shtresë karameli dhe kremi nga ku merr dhe emrin. Me pak përbërës të thjeshtë do kemi një ëmbëlsirë të thjeshte dhe te shijshme.

Krem Karamel

Prep Time30 minutes
Cook Time50 minutes
Total Time1 hour 20 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Italian
Keyword: caramel
Sasia: 12 persona
Kalori: 190kcal

Video

Përbërësit

  • 1 L qumësht
  • 6 kokrra vezë
  • 200 gr sheqer
  • 1 stekë vanilje
  • lëkur limoni sipas dëshirës

Përgatitja

  • Marrim pak sheqer dhe e hedhim në tigan. E vëmë në zjarr derisa te shkrihet dhe të marrë ngjyrë të errët, por kujdes, jo të digjet. Sheqeri i karamelizuar hidhet nëpër forma rrumbullake me diametër 8-15 cm.

Përgatitja e Kremit

  • Në një enë (jo alumini) rrahim vezët me sheqerin e ngelur. Më pas shtojmë qumështin e nxehur paraprakisht pak nga pak derisa të shkrihet sheqeri. Në fund shtohet pak vanilje ose lëkura e limonit e grire në rende.
  • Masa e përgatitur hidhet nëpër format që më parë kemi hedhur karamelin.

Proçesi i pjekjes për Krem Karamel

  • Format e mbushura i vendosim ne një enë tjetër më të madhe (tavë). Pasi ti kemi renditur tavën duhet ta mbushim me ujë deri në gjysmën e formave. E vendosim tavën në furrë për 50 minuta me 180°C. Proçesi varion nga lartësia e formave dhe diametri, kështu qe bëni kujdes duke i kontrolluar herë pas here derisa të skuqet paksa pjesa sipër.

Creme Caramel

  • Pasi të jenë ftohur, për ti shërbyer duhet që ta kthejmë ëmbëlsirën nga forma. Në këtë mënyre karameli i shkrirë do të dali sipër, duke i thëne atë ngjyrën karakteristike dhe shijen mjaft të njohur nga të gjithë.

Ju bëftë mirë nga ArtiGatimit.com

creme-caramel-recipe-krem-kramel-arti-gatimit-best-recipe
3 Shares
2 comments
  1. bravo faqja juaj ,,,,gjithcka qe kemi mesuar prej jush dalin shume te mira ,,,dhe ky krem karameli gjithashtu ,,,,,vazhdoni te na hidhni receta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Vanilla Cupcake

Vanilla cupcake apo cupcakes me vanilje janë perfekte për festa, festime apo thjesht për ti provuar. Këto ëmbëlsira përgatiten fare thjeshte dhe sipër mund ti vendosim krem me shije dhe ngjyra të ndryshme.

Tortë super çokollatë

E kush nuk e pëlqen çokollatën? Kjo tortë është pikërisht për ata persona që e adhurojnë këtë ëmbëlsi. Kjo tortë është një pandispanjë me çokollatë e mbushur me krem çokollate.

Mollë të kuqe

E kush nuk i mban mend mollët e kuqe, na kanë shoqëruar përgjatë fëmijërisë sonë. Përgatitja e mollëve të kuqe është një ide e shkëlqyer për ti tërhequr fëmijët në gatime të ndryshme dhe për ti shtyrë për të ngrënë fruta.

Receta për Xupa

Xupa është një ëmbëlsirë shumë e njohur në vendin tonë. Përgatitja është shumë e thjeshte dhe me përbërës që gjenden fare lehtë. Pasi të keni provuar version bazë, përdorni fantazinë për të shtuar përbërës të tjerë.

Tullumba

Tullumbat janë një ëmbëlsirë mjaft e njohur në vendin tonë. Brumi i tullumbave siç është ai i pastës shu është një brum i zier.