Shëndetlie

Ndërkohë përgatisim sherbetin duke zier ujin me sheqerin dhe karafilin e vaniljen. Sherbetin e hedhim të nxehtë mbi ëmbëlsirën e ftohtë. E lemë të regjet mirë dhe të ftohet komplet e më pas shërbejmë shëndtlien në pjata.

Shëndetlie

Prep Time20 minutes
Cook Time40 minutes
Total Time1 hour
Course: Dessert
Cuisine: Albanian
Keyword: embelsire
Sasia: 6 persona
Kalori: 300kcal

Video

Përbërësit

  • 5 kokërr veze
  • 1 të verdhe veze për lyerje sipër
  • 500 gr miell
  • 150 gr mjaltë
  • 100 gr sheqer
  • 200 gr gjalpë
  • 200 gr arra
  • 1 lugë kafeje sodë buke

Për sherbetin

  • 1 gotë ujë
  • 2 gota sheqer
  • 2 lugë gjelle lëng limoni
  • karafil
  • vanilje

Përgatitja

  • Në një tepsi hedhim miellin, e hapim rreth. Në mes të tij hedhim vezët, gjalpin e shkrirë më parë, mjaltin e sheqerin dhe i përziejmë mirë gjithë përbërësit. Shtojmë sodën e bukës. Vazhdojmë ti përziejmë mirë derisa të kemi arritur një masë homogjene. Më pas shtojmë dhe arrat dhe vazhdojmë ti përziejmë derisa të jenë bashkuar mirë me brumin e përgatitur.
  • Brumin e përgatitur e hedhim në një tepsi të lyer më parë me gjalpë e pak miell ( në mënyrë që të mos ngjitet). ( Për këtë masë duhet një tavë me diametër rreth 26-30 cm.)
  • Vendosim tavën të piqet në furrë të nxehtë 140°C përreth 40 minuta ose derisa të shohim që pjesa sipër të ketë marrë një ngjyrë kafe të bukur të errët.
  • Më pas fikim furrën duke e lënë tavën brenda që të kullojë përreth gjysmë ore. Pastaj e nxjerrim jashtë dhe e lemë të ftohet dhe më pas e presim në copa.
  • Ndërkohë përgatisim sherbetin duke zier ujin me sheqerin dhe karafilin e vaniljen. Sherbetin e hedhim të nxehtë mbi ëmbëlsirën e ftohtë. E lemë të regjet mirë dhe të ftohet komplet e më pas shërbejmë shëndetlien në pjata.

Notes

Shëndtlia është më e mirë nëse përgatitet një ditë më parë, kështu do të jetë akoma më e shijshme.

Ju bëftë mirë nga ArtiGatimit.com!

receta-shendetlie-shandetlie-embelsira-shqip-shqiptare-tradicionale
28 Shares
18 comments
  1. shum emir kjo recet por ne qe jetojm jasht vendit sod te bukes sun poxhajm cmund te zevendesojm nvend te sodes edhe pa drendafil amujm me bo ose cka zavendeson drendafili meq

    1. Sode buke nqse jeton ne vende qe flitet anglisht eshte baking soda ose baking powder. Mund te kete ne cdo grocery store.

  2. shendetlia doli fantastike hengra pothuajse gjysmen e tepsise ishte bere shume e mir sot qe kam njerez do te gatuaj shendetli shpresoj qe tju pelqej jeni te papar artigatimi me keni kenaqur me keto receta kaq te shijshme bravooo’

  3. Vanilje pluhur apo leng dha sa duhet me i hedh nji lug te vogel apo te madhe dhe per karafilin si ta gjej ne angli dhe sa ti hedh ju faleminderit per recetat pres pergjigje

  4. Pas 40 minutash ne 140 grade, shendetlia akoma ishte e papjekur, vetem sa kishte ardhur pak fare.. Mu desh ta zgjasja pjekjen per rreth 15-20 minuta dhe kesaj here ne 180 grade…

  5. Falemnderit per receten e Shendetlies. Dikur e kam perdorur kete recete. Kam 20 vjet ne emigration dhe eshte hera e pare qe bera shendetlie perseri. E kam planin ta bej perseri diten e Pashkes. Embelsira u pelqye shume nga te gjithe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Tortë me kakao

Torta me kakao është një ëmbëlsirë e thjeshtë për tu përgatitur dhe shumë e mirë që bën të lumtur të gjithë e sidomos fëmijët. Ne, këtë tortë e kemi zbukuruar me figurën e maces Kitty, shumë e dashur për fëmijët, por secili mund ta zbukurojë sipas dëshirës, ose thjesht mund ta lemë edhe pa zbukurim. Në përgatitjen e tortës mund të bëjmë edhe fëmijët pjesëmarrës që të na ndihmojnë.

Tortë me dardhë

Torta me dardhë është një ëmbëlsirë që mund ta hamë në çdo moment, për mëngjes të shoqëruar me një gotë qumësht ose mbas dite me një filxhan çaji. Pëlqehet nga të gjithë, fëmijë e të rritur. Ka shumë receta për të gatuar këtë ëmbëlsirë. Ne sot kemi zgjedhur një recetë të thjeshtë e shumë të shpejtë.

Buding me çokollatë

Këtë ëmbëlsirë mund ta përgatisim edhe një ditë përpara dhe e lemë në frigorifer derisa ta servirim. Budingun mund ta hedhim në një formë të vetme ose mund ta ndajmë në forma të vogla sa për një person.

Zupa angleze – Receta Klasike

Zupa angleze pavarësisht emrit është një ëmbëlsirë italiane ku përbërësit kryesorë janë pandispanjë dhe kremi pastiçer. është shumë e përhapur në qendër të vendit por nga zona në zonë kjo ëmbëlsirë ka ndryshime.