Pulë me perime

Mishi i pulës mund të gatuhet në mënyra nga më të ndryshmet. Në këtë recetë ne e kemi sjellë të gatuar me perime të ndryshme. Kjo është një pjatë shumë e shijshme dhe jo shumë e vështirë në përgatitje.

Pulë me perime

Sasia: 0

Përbërësit

  • 1 pulë
  • 1 qepë
  • 1 karrotë
  • 2 degë selinoje
  • 1 spec i kuq+ 1 spec jeshil
  • 1 kungull
  • 2 domate
  • 1 thelpi hudhre
  • 7-8 lugë gjelle vaj ulliri
  • pak kripë
  • pak piper
  • 1 lugë gjelle majdanoz i grirë hollë
  • 1 degë rozmarinë
  • 2 gjethe sherebele
  • 1 gotë verë të bardhë

Përgatitja

  • Fillojmë përgatitjen me pastrimin e pulës. E presim në thela të vogla. E lajmë dhe e thajmë me letër kuzhine. Pastrojmë dhe qërojmë perimet me radhë. I presim perimet në copa të vogla. Qepën e grijmë hollë.
  • Hedhim në një tigan të madh vaj ulliri e më pas shtojmë copat e mishit të pulës. I skuqim mirë nga të dyja anët.
  • Pasi mishi është skuqur shtojmë qepën e grirë, karrotën dhe selinonë e prerë në copa. Shtojmë gjithashtu dhe degën e rozmarinës, gjethet e sherebelës dhe hudhrën. I lemë disa minuta të kavërdisen e më pas i shuajmë me verë. Lemë të avullojë alkooli i verës e më pas shtojmë perimet e tjera, (specin,kungullin e domatet) të prera në copa. Shtojmë pak kripë e piper dhe mbulojmë tiganin me kapak. Lemë të piqet me zjarr të ngadaltë përreth 30 minuta derisa mishi i pulës të piqet. Nëse e shohim që pula është tharë mund të shtojmë një garuzhde brodo (lëng mishi, kliko këtu për recetën).
  • Kur mishi është pjekur, fikim zjarrin dhe shtojmë majdanozin e grirë hollë. (Duhet të kemi kujdes që të heqim hudhrën, sherebelën dhe degën e rozmarinës nga tigani).
  • Hedhim pulën me perime në pjata dhe e shërbejmë të ngrohtë.

Notes

Përgatitja e Pulës

receta-gatimi-pule-perime-tigan-gatuaj-shqip-kuzhina-a

Ju bëftë mirë!

receta-gatimi-pule-perime-tigan-gatuaj-shqip-kuzhina-d

0 Shares
6 comments
    1. Mirela erezat qe jane perdorur ketu jane piper-pepper, rozmarine-rosemary, sherebele-sage.
      Ok. e kuptove tani? besoj se i gjen kudo keto ereza.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Role viçi e mbushur

Mishi i viçit i bërë role dhe i mbushur me feta proshute, djathë e salçiçe është pa dyshim një pjatë e pasur dhe e shijshme. është ideale për një darkë me miqtë të cilët padyshim do të ngelen të kënaqur nga shija e këtij gatimi.

Muamar orizi me pulë dhe arra

Kjo është një recete gatimi shume e shijshme dhe tepër e veçante për tryezën e çdo amvisi. Përgatitja është shumë e thjeshtë dhe e shpjeguar me detaje në vazhdim. Këtë pjatë mund ta vendosni në qendër të tryezës dhe komplimentet nuk do të mungojnë.

Mish viçi me kos

Si te gatuajmë mish viçi me kos në mënyrën më të thjeshtë. Kosi përveçse i jep butësi mishit i kalon edhe një shije të veçantë dhe karakteristike. Edhe pse mund të ngjasoje me tave kosi, kjo pjatë është me të vërtet shume e shijshme dhe për tu provuar.