Prevede kumbulle

Prevedeja e kumbullës është shumë e shijshme. Prevedeja është një tip reçeli, por në formë xheli.

Prevede kumbulle

Sasia: 0

Përbërësit

  • 1 kg kumbulla
  • 800 gr sheqer
  • 100 ml ujë

Përgatitja

  • Pasi i lajmë kumbullat i ziejmë kumbullat me ujin për 20 minuta. Më pas i kullojmë me një shosh duke veçuar lëkurat nga lëngu i kumbullës.
  • Hedhim lëngun në tenxhere, hedhim masën e sheqerit dhe veprojmë siç përgatitëm reçelin e kumbullës.
  • I ziejmë në zjarr të ngadalshëm për gati 40 minuta. E heqim nga zjarri dhe lemë të ftohet dhe pastaj e vendosim përsëri në zjarr derisa të shikojmë që mbi sipërfaqen e masës del një shkumë e shndritshme gjatë zierjes.
  • E heqim nga zjarri dhe në temperaturën 80 gradë e futim në vazo qelqi duke e mbyllur fort me kapak. Në këtë mënyrë mund të qëndrojë pa prishur për një kohë të gjatë.

Notes

prevede-kumbulle-recel-receta-embelsira-gatimi-arti-food-fruits-recipe-jam

Përgatitja

Ju bëftë mirë!

prevede-kumbulle-recel-receta-embelsira-gatimi-arti-food-fruits-food

0 Shares
1 comment
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Fiq të thatë – Pestil

Fiq të thatë në shtresa të holla, ose ndryshe pestil fiku. Pestili është një recetë e vjetër e zonave juglindore të Shqipërisë. Pestiln mund ta përgatitim me çdo lloj fruti. Për përgatitjen e pestilit përdoret fiku i ëmbël i muajit Gusht.

Trilece

Trilece është një ëmbëlsirë shumë e mirë sidomos për fëmijët. KJo lloj ëmbëlsire është shumë e njohur në Amerikën Latine dhe thuhet që origjinën e ka pikërisht atje, nga merr edhe emrin 'tres leches', ( dmth. tre lloj qumështi). Trilece është një pandispanjë e lagur me qumësht dhe me karamel

Receta Panettone në Shqip

Panettone është një ëmbëlsirë që përgatitet për Krishtlindje, më zanafillën në qytetin e Milanos, pastaj përhapur në të gjithë Italinë. Panaton apo panatton ka një bazë cilindrike dhe sipër një kupole. Në brendësi mbushet me rrush të thatë dhe fruta kandit.